Si te gatuajme shëndetlie?

0 0

Shëndetlia me mjaltë është një ëmbëlsirë tradicionale, e cila në vendin tonë përdoret në shumë raste e festa.

Ja si përgatitet shëndetlia:

Përbërësit për shëndetlinë

  • 3 gota miell gruri;
  • 1 gotë sheqer;
  • 2 vezë;
  • 2 filxhanë ujë;
  • 200 gramë gjalpë;
  • 1 lugë gjelle sodë buke;
  • 200 gramë arra;
  • pak mjaltë;
  • pak vanilje.

Përbërësit për shurupin

  • 3 gota uji sheqer;
  • 2 gota e gjysmë ujë.

Përgatitja e shendetlies në kushte shtëpie

  • Në një tas hidhni vezën, rrihini mirë, shtoni shqerein, mjaltin gjalpin e më pas arrët. Pasi t’i keni përzier mirë, shtoni miellin dhe në fund sodë buke dhe rrihini mirë.
  • Pasi keni zënë brumin, vendoseni në tavë, të cilën më parë e keni lyer me pak vaj ose gjalpë, e lyejmë sipër me vezë dhe e pjekim përreth gjysmë ore.
  • Gjatë kohës së pjekjes përgatisim shurupin, ose sherbetin. Për shurupin, hedhim ujin dhe sheqerin në një enë derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht.
  • Heqim ëmbëlsirën nga furra, e ndajmë nga copa në fromë rombi dhe i hedhim shurupin, pasi të jetë ftohur.

Lexo edhe: Kek i thjeshte ne kushte shtepie






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X