Si të gatuajmë rizoto me perime?

0 0

Dëshironi të gatuani diçka të shëndetshme por nuk dini se çfarë të gatuani?

Ne, pernenat.al, po ju vijmë në ndihmë me një recetë super të shëndetshme të cilën mund ta përgatisni fare thjesht edhe në shtëpitë tuaja.

Jemi të sigurt që kjo rizoto me perime do t’i shpërblejë pritshmëritë tuaja.

Përbërësit

  • 2 lugë vaj ulliri;
  • 3 kunguj të mesëm të mesëm, të copëtuar;
  • 250g domate qershi;
  • 1 qepë e vogël e copëtuar imët;
  • 1 thelb hudhër, i grimcuar;
  • 2 gota oriz;
  • 1/3 filxhan lëng limoni;
  • 1/3 copë borzilok;
  • 1/4 filxhan djathë kaçkavall i imët.

Përgatitja e rizotos me perime

  1. Hidhni dy gota me ujë në një enë, për ta zier në nxehtësi të lartë, e më pas ulni gradualisht nxehtësinë.
  2. Ndërkohë, ngrohni gjysmën e vajit në një tigan të madh në  nxehtësi mesatare. Shtoni kungullin e njomë dhe domatet.
    Kavërdisini për 2-3 minuta dhe lërini mënjanë në një tas. Nxehni pjesën e mbetur të vajit, shtoni qepët dhe hudhrat sa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni orizin, gatuajini bashkë derisa të zbuten pastaj hidhni lëngun e limonit. Shtoni kungujt me domatet.
  3. Lërini të ziejnë. Hiqeni nga nxehtësia. Shtoni sipër borzilokun dhe djathin.

Lexo edhe: Si te gatuajme rizoto me ullinj dhe kastraveca turshi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të përgatisim qofte me...

Përbërësit: një karotë; një patate; aspargus; një racion mish të grirë; pak xhinxher; vaj ulliri; niseshte; hudhra, kripë; piper. Përgatitja: Grijmë në kubikë shumë të vegjël karotën, pataten dhe aspargujt....

Receta të thjeshta për drekë

Çfarë të gatuajmë për drekë? Në këtë material do të gjeni disa ide të thjeshta, të shpejta e të shëndetshme për vaktin e drekës. Karkaleca me ananas e avokado Salmon...

Si të gatuajmë makarona kaneloni...

Madje mbushja me spinaq mund të jetë zgjidhja klasike për shumë lloje makaronash të tjera të mbushura. E bukura e makaronave kaneloni është se ato janë jashtëzakonisht të lehta për...

Si të përgatisim pulë të...

Patatet e ëmbla dhe qepët e kuqe përfaqësojnë një kombinim shumë të mirë me gjoksin e pulës  dhe mund të shoqërohen me sallata të ndryshme, kryesisht në ngjyrë të gjelbër,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X