Si të gatuajmë petulla me petë?

0 0

Përbërësit:

2 gota miell;

2 filxhanë çaji ujë të vakët;

1 lugë kafe maja;

1 lugë çaji kripë;

1 litër vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillojmë të zëmë brumin për petullat. Hedhim miellin në një tas, duke hapur një gropë në mes. Në gropën e hapur hedhim kripën. Më pas në një tas tjetër bashkojmë pak dhallë me majanë, derisa majaja të tretet. E hedhim pastaj te mielli, duke shtuar dalëngadalë ujë të vakët sa të zihet brumi.

E punojmë brumin fort, derisa të bëhet elastik. (Për ta kuptuar, e shtypim me gisht. Nëse rikthehet menjëherë në formën e mëparshme, do të thotë se është gati).

E mbështjellim brumin me një pecetë të pastër dhe e lëmë të vijë përreth 30 minuta. Më pas, e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe fillojmë të hapim petë rrethore të holla, të mëdha. Pasi të kemi mbaruar së hapuri petet, i vëmë njëra sipër tjetrës dhe i mbështesim në formë roleje. Më pas i presim sërish në kuleçë të vegjël dhe i tërhollim sërish në një madhësi të vogël, të përshtatshme për petulla.

I skuqim në një tigan me kapak dhe janë gati.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X