Si të gatuajmë “pemën e Krishtlindjeve” me brumë sfoljat

0 0

Tani që po i afrohemi festave të fundvitit dhe po mbizotëron atmosfera e Krishtlindjeve, fillojmë të mendojmë për tryezën e festave që kemi përpara.

Po ju tregojmë mënyrën si të përgatisni “pemën e Krishtlindjeve” me brumë sfoljat.

Përbërësit:

  • 2 peta sfoljat të gatshme
  • 4 feta djathë që shkrin
  • 4 feta proshutë
  • 10 pomodorimi
  • disa kokrra ullinj pa bërthamë
  • pak qumësht

Përgatitja

  1. Petët sfoljate i vendosim në tavolinë dhe u japim formën e pemës festive me majën e një thike.
  2. Lëmë mënjanë një prej petave dhe mbi petën tjetër vendosim proshutën e djathin.
  3. Pastaj e mbulojmë me petën tjetër, duke ushtruar pak presion që të mos hapen gjatë pjekjes.
  4. Formojmë degët duke prerë shirita horizontalë, të cilët i rrotullojmë rreth vetes.
  5. E dekorojmë pemën ne pomodorinit dhe ullinjtë, e lyejmë me qumësht dhe e vendosim në furrën e parangrohur për 25 minuta.
  6. Presim të ftohet pak para se ta shërbejmë.

Lexo edhe: Si të përgatisim bakllava me petë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X