Si të gatuajmë pavlova? Receta

0 0

Përbërësit:

  • 4 të bardha vezësh;
  • 120 gr sheqer;
  • 120 gr sheqer pluhur;
  • 250 gr pana;
  • lëkurë e grirë e një lemoni;
  • 400 gr luleshtrydhe;
  • 40 gr sheqer.

Përgatitja

Për bazën:

Si fillim, rrahim fort në mikser të bardhat e vezëvem shtojmë sheqerin dhe pasi të jetë krijuar masa e bardhë e njëtrajtshme, shtojmë ehe sheqerin pluhur.

Pasi ka përfunduar e vendosim me anën e një luge në një tepsi ku më parë kemi vendosur letër kuzhine. E vendosim në formë topash.

E vendosim në furrë dhe e pjekim për një orë në temperaturë 90 gradë. Kjo do të shërbejë si baza e ëmbëlsirës.

Mbushja:

Rrahim panën në mikser derisa si të krijohet një masë në trjatë shkume. Më  pas shtojmë lëkurën e grirë të limonit.

Salca:

Për të përgatitur salcën, grijmë luleshtrydhet në misker, ku hedhim edhe sheqerin. Do të krijohet një masë si shurup.

Mbi bazën e krijuar, hehdim mbushjen e më pas e spërkasim me salcë. Ju bëftë mirë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X