Si të gatuajmë makarona kaneloni me spinaq dhe rikota- receta

Kjo është një pjatë klasike vegjetariane, pasi makaronat kaneloni gjithnjë e më shumë po preferohen të mbushura me spinaq sesa me mbushjen klasike me mish.




0 0

Madje mbushja me spinaq mund të jetë zgjidhja klasike për shumë lloje makaronash të tjera të mbushura. E bukura e makaronave kaneloni është se ato janë jashtëzakonisht të lehta për t’u gatuar e për t’u pjekur, dhe për këtë arsye popullariteti i tyre nëpër restorante po rritet.

Kaneloni është një nga ato pjatat relativisht të rralla të makaronave italiane, ku raporti i makaronave me mbushjen është në favor të mbushjes.

Paraprakisht është mirë që t’i zieni këto makarona për një minutë dhe jo më gjatë në mënyrë që kur t’i fusni për të pjekur të mos jenë shumë të buta.

Për mbushjen

Spinaqi është zgjedhja më e mirë pa dyshim, dhe është mirë që të kërkoni për tufa me spinaq të rritur dhe jo gjethe të vogla që shiten nëpër supermarkete. Nëse nuk mund t’i gjeni kështu zgjidhja më e mirë është ta blini spinaqin e ngrirë, por sigurohuni që t’I keni shtrydhur mirë nga uji përpara se t’i copëtoni imët.

Ka njerëz që pëlqejnë që bashkë me spinaqin të fusin edhe bimë të tjera me gjethe të buta, si borzilok, qepë, majdanoz apo rigon, por sipas Felicity Cloake, shkrimtare angleze për receta, këto bimë nuk shijojnë më shumë sesa spinaqi dhe djathi rikota kështu që ajo rekomandon që spinaqi të lyhet me pak gjalpë dhe t’i hidhet sipër pak hudhër e grirë.

Përbërësit:

Për makaronat (ose përdorni 250g fletë lazanja të freskëta me vezë)

  • Miell 170g;
  • 80g miell bollguri;
  • 1 majë luge kripë;
  • 2 vezë të mëdha plus 1 të verdhë veze.

Për salcën

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 1 qepë, e qëruar dhe prerë në gjysmë;
  • 1 karotë, e prerë për së gjati në gjysmë;
  • 1  selino, e prerë në gjysmë;
  • 800 g pomadorini;
  • 1 borzilok i vogël;
  • Uthull balsamike;

Për mbushjen

  • 250g spinaq i freskët i pjekur, ose 140g gjethe spinaqi të ngrira;
  • 1 lugë e vogël gjalpë;
  • 1 thelpi i vogël vogël hudhre, i qëruar dhe grimcuar;
  • 175g rikota i freskët;
  • 30g djathë i fortë italian, i bluar;
  • Arrëmyshk.

Përgatitja:

  • Nëse do t’i bëni vetë filloni me makaronat. Përzieni miellin dhe kripën, bëni një gropë në mes, më pas hidhni, të gjitha vezët. Gradualisht përzieni me miell derisa të keni një brumë homogjen, duke shtuar edhe ujë nëse është e nevojshme.
  • Nëse nuk i përgatitisni vetë ziejini për rreth 10 minuta, derisa të bëhen të buta dhe të shtohen. Më pas mbështillini me leter celefoni dhe lërini të ftohen.
  • Nga ana tjetër bëni një salcë domateje të aromatizuar me qepë, karota dhe selino, duke i përzier.

  • Ndërkohë, ngrohni vajin e ullirit në një tigan të gjerë mbi një nxehtësi mesatare, shtoni qepën, karotë dhe selino dhe skuqini për disa minuta, derisa të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Shtoni domatet, borzilokun dhe uthull, dhe vendosini për të zier.
  • Më pas fikni zjarrin dhe lërini në nxehtësinë mbi të përreth gjysmë orë derisa të trashet. Hidhni në të perimet dhe barishtet dhe më pas edhe salcën që përgatitet dhe përziejini me një blender dore derisa të bëhen homogjene.
  • Ndërsa salca bëhet në një enë pastroni kërcellat nga spinaqi dhe lajini mirë gjethet. Vendosni spinaqin akoma të lagur në një tigan me një nxehtësi mesatare, mbulojeni dhe gatuajeni, duke tundur tavën herë pas here, derisa të skuqet plotësisht, pastaj vendosini në një enë që ka poshtë ujë të ftohtë për të mos lejuar që të gatuhet më tej. Sapo të jenë ftohur, shtrydheni spinaqin dhe grijeni imët.

  • Në një tigan të mbuluar hidhini hudhrën dhe gjalpin.
  • Në momentin që do shikoni se spinaqi është i lyer tërësisht me gjalpë, fikeni zjarrin dhe lëreni të ftohet.
  • Në rast se makaronat i keni përgatitur vetë, hapeni brumin në një sipërfaqe të sheshtë, derisa të jetë i trashë rreth 1 cm. Priteni në copa rreth 10 cm të gjatë, lërini në ujë të zier me kripë për një minutë e më pas kullojini në një enë.
  • Përzieni spinaqin me djathërat, arrëmyshkën dhe kripën.

  • Ngroheni furrën në 200 gradë celcius. Përzieni spinaqin me rikota dhe djathin tjetër të grirë (nëse keni) duke ruajtur një grusht për t’ia hedhur sipër në fund.

  • Vendosni një shtresë të përzierjes me spinaq në secilën fletë të lazanjës dhe më pas rrokulliseni si një cigare dhe prijini skajet.
  • Pjesën e poshtme të enës për pjekje mbulojeni me salcë domatesh dhe piqini përreth 30 minuta.

Përhapni salcën e domates mbi bazën e tepsisë, dhe mbulojeni kanelonin me më shumë salcë dhe futini sërish për t’i pjekur. Në fund pasi ta keni nxjerrë nga furra hidhni mbi të djathin e grirë që ju kishgte mbetur dhe mund ta shërbeni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të përgatisim qofte me...

Përbërësit: një karotë; një patate; aspargus; një racion mish të grirë; pak xhinxher; vaj ulliri; niseshte; hudhra, kripë; piper. Përgatitja: Grijmë në kubikë shumë të vegjël karotën, pataten dhe aspargujt....

Receta të thjeshta për drekë

Çfarë të gatuajmë për drekë? Në këtë material do të gjeni disa ide të thjeshta, të shpejta e të shëndetshme për vaktin e drekës. Karkaleca me ananas e avokado Salmon...

Si të përgatisim pulë të...

Patatet e ëmbla dhe qepët e kuqe përfaqësojnë një kombinim shumë të mirë me gjoksin e pulës  dhe mund të shoqërohen me sallata të ndryshme, kryesisht në ngjyrë të gjelbër,...

Si të gatuajmë orizin kaf...

Edhe pse orizi kaf do pak më shumë për t'u gatuar sesa orizi i bardhë, është mirë të prisni: ai përmban më shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë. Plus, është i...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X