Si të gatuajmë gjellë me patate?

0 0

Kjo është një nga recetat tradicionale shqiptare, që shërben më së miri si pjatë e parë.

Përbërësit për një familje me 4 anëtarë:

  • 4 thela mishi (viçi, qengji, keci);
  • 4-5 kokrra patate mesatare;
  • 1 kokërr qepë mesatare;
  • 1 kokërr domate mesatare (ose një lugë salcë domate për gjellë)
  • 1 spec;
  • 2 karota (nëse dëshironi);
  • 1 thelb hudhre;
  • vaj,
  • gjalpë;
  • kripë;

Përgatitja:

Fillimisht skuqim mishin me pak vaj dhe më pas e lëmë të ziejë, sepse kërkon më shumë kohë se perimet. Kur mishi të jetë zier, grijmë qepën hollë, të cilën gjithashtu e skuqim, së bashku me specat. Ndërkohë që ato skuqen, presim patatet në kubikë të vegjël dhe karotat në rrathë. Kur qepët të kenë marrë një ngjyrë të artë, hedhim patatet dhe karotat aty. Në fund shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates.

Pasi të kavërdisen me njëra tjetrën, hedhim mishin së bashku me lëngun dhe i lëmë të ziejnë. Kripën nuk e hedhim menjëherë, sepe patatet do të ziejnë me më shumë vështirësi.

Kur të jenë gati, patatet dhe karotat të kenë zier dhe lëngu të jetë trashur mjaftueshëm, hedhim pak rigon dhe grijmë një thelb hudhre. Këta përbërës shtohen në fund, në mënyrë që të ruajnë aromën e tyre.

Lexo edhe: Si të përgatisim pulë të pjekur me patate të ëmbla?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X