Si të duash e të besosh sërish në dashuri pasi të tradhton partneri/partnerja?

0 0

Pavarësisht rrethanave si ndodh, moshës, kohëzgjatjes së çiftit, në marrëdhënie martesore apo qoftë dhe vetëm lidhje dashurie, tradhtia është një ngjarje që lë gjurmë në jetën e atij që e provon. Ndikon jo vetëm në anën emocionale, por edhe atë psikologjike e karakteriale, ndikon në vetëbesim, në mënyrën si e përballon jetën në vazhdim, si do të ndërtosh marrëdhëniet e ardhshme e në shumë aspekte të tjera.

Prestigjozja “The Guardian”, përpara disa kohësh u ka bërë ftesë ndjekësve të saj të rrëfejnë historitë e tyre personale të tradhtisë që kanë përjetuar në çift dhe kanë pasur një reagim të gjerë nga qytetarët, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre.

Historitë janë tejet personale, u përkasin realiteteve të ndryshme, por më poshtë po sjellim ato që pakashumë mund të përfaqësojnë në mënyrë të përgjithshme ndjesitë e përjetuara.

Pothuajse të gjitha historitë janë të ndara në këto faza: momenti kur kanë zbuluar tradhtinë, reagimi dhe përjetimi i çasteve të para, elementi që i ndihmoi të tejkalonin gjithçka, ndërtimi i një marrëdhënieje të re, reflektimi i përjetimit të kaluar në këtë marrëdhënie.

Nëse do të ndalemi tek mënyra si partneri/partnerja e ka mësuar se është i/e tradhëtuar janë nga më të ndryshmet. Për shembull, Sara tregon se ishte në një udhëtim me jaht përrteth një vit me të shoqin, kur zbuloi se ai fliste me dikë tjetër. Gjithçka e zbuloi përmes mesazheve në telefonin e tij. Ajo rrëfen se ka parë shumë biseda intime, erotike, fakte që ata takoheshin e gjtihçka tjetër rreth kësaj marrëdhënieje të fshehtë.

Mënyra si ajo vendosi të përballej me këtë që i ndodhi, ishte duke u larguar nga i shoqi totalisht, duke ndërprerë çdo kontakt e gjithçka që e lidhte me të. Çdo gjë që deri në atë kohë e kihsin bërë bashkë, tashmë donte ta bënte vetëm. Donte të rigjente veten, pa partnerin që e tradhtoi në krah.

Historia e radhës vjen nga një zotëri, i cili kishte hequr dorë nga gjithçka, puna, familja, miqtë, vendi ku u rrit, për të jetuar diku larg me të shoqen. Por, në momentin e shpërnguljes, bashkëshortja e tij vendosi të mos shkonte me të, por të qëndronte në qytetin ku jetonin aktualisht. Pasi e mbajti lidhjen për disa kohë në distancë, ai zbuloi se e shoqja kishte një lidhje jashtëmartesore e për këtë arsye nuk ishte shpërngulur me të.

Si pjesën më të vështirë të përjetimit të tradhtisë e ndarjes, kujton humbjen e besimit te vetja. Gjithçka i kujtonte ish-partneren dhe në mendje kishte vetëm pyetje pa përgjigje.

E vetmja gjë që e ndihmoi të vazhdonte përpara e të tejkalonte dhimbjen ishte vazhdimi i të njëjtës rutinë, frekuentimi i rregullt i punës, bisedat me miqtë, vizita në vendet ku ishte mësuar të shkonte e gjithçka tjetër që kishte bërë e vazhdoi të bënte.

Ai njohu edhe një partnere të re, me të cilën iu desh shumë kohë për të rifituar besimin që tashmë kishte humbur në marrëdhënie, e më pas t’i propoznte martesë pas 16 vitesh njohje.

Ka edhe nga ato raste, kur partneres i është dashur të ndjekë terapi me profeisonistë të shëndetit mendor, për të kaluar dhimbjen dhe traumën që i la pas tradhtia.

Lexo edhe: 7 shenjat që tregojnë se martesa juaj po shkon drejt fundit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X