Parazitët e zorrëve janë një infeksion që shfaqet shumë shpesh tek fëmijët e vegjël, si pasojë e pirjes së ujit jo të pastër si edhe për shkak të një higjene jo të mirë personale.
Si mund të trajtohet ky problem?
Parazitët e zorrëve mund të trajtohen me anën e përdorimit të medikamenteve specifike si edhe me anën e krijimit të një higjene shumë të mirë tek fëmija. Ai duhet të lajë shumë shpesh gjatë ditës duart sidomos para se të hajë ushqimin si edhe pasi të ketë shkuar në banjo. Kjo është një mënyrë për të parandaluar shpërndarjen e tyre.
Si mund të dallojmë nëse fëmija ka parazitë?
Zakonisht një nga shenjat më kryesore është mungesa e oreksit. Në disa raste mund të krijohen probleme edhe me defekimin për shkak të bllokimit të zorrës, prania e gjakut në feçe, diarreja, prania e krimbave në feçe etj. Në jo pak raste infeksioni mund të shkaktojë edhe dhimbje barku tek fëmija, si edhe dhimbje muskujsh dhe dobësim për shkak të lëvizjes së tyre në trup. Kjo është një gjendje që nuk shfaqet tek të gjithë fëmijët.
Fëmija juaj ka kruarje në zonën e anusit?
Kjo është një tjetër shenjë që paralajmëron se fëmija ka parazitë. Kryesisht ky është një shqetësim që shfaqet më shpesh gjatë natës. Ju duhet të mos e lejoni fëmijën të kruhet pasi mund të favorizohet përhapja më e madhe e tyre me anën e gishtave.
Fëmijët që kanë parazitë mund të kenë gjithashtu edhe probleme me rritjen dhe zhvillimin fizik, duke bërë gjithashtu që të mos shtojnë shumë peshë trupore.
Cfarë masash duhet të marrim?
Higjiena personale duhet të jetë shumë e mirë dhe krahas kësaj duhet pasur kujdes edhe me veshjet e fëmijës, si edhe me çarçafët ku ai fle, peshqirët që përdor si edhe me çdo veshje tjetër që fëmija i infektuar përdor.
Artikuj te ngjashem: Parazitet e zorreve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu