Si të bëni stërvitje nëse jeni gjatë gjithë ditës në punë

Ju ndoshta mund të ndiheni të lodhura dhe nuk jeni të fuqishme për të shkuar edhe njëherë në palestër, pas një dite të gjatë në zyrë. Ja se si të përshtasni një stërvitje efektive në ditën tuaj të punës.




0 0

Këshilla se si të bëni stërvitje gjatë ditës.

  1. Ushtroni në tryezën tuaj. Nëse po punoni në një mjedis zyre të hapur, ndoshta po mendoni, “Nuk ka asnjë mënyrë që t’i bëj ushtrimet”.  Por nuk duhet të keni ndrojtje për t;u stërvitur në zyrë. Ju madje mund të filloni një trend. Këto ushtrime mund të bëhen pa rënë shumë në sy në tavolinën tuaj, por janë efektive për tonifikimin dhe tendosjen. Nëse me të vërtetë nuk doni të dukeni fare nga të tjerët, provoni të hyni në një sallë të lirë. Keni plot video në youtube të cilat tregojnë se si mund të bëni ushtrime duke u ulur dhe u ngritur nga karrigia etj.
  1. Bëni një stërvitje të shpejtë para ose pas punës. Nëse nuk bëni dot ushtrime në tavolinën e zyrës, ka shumë stërvitje në shtëpi që janë efektive kur bëhen bashkë me disa ushtrime intensive,  të tilla si kërcimet, vrapimi në vend ose akrobaci të ndryshme. Ju nuk keni nevojë për një palestër apo pajisje për këto ushtrime. Thjesht vishni rroba të rehatshme dhe bëni një stërvitje të shpejtë përpara se të shkoni në dush.
  1. Shkoni në palestër. Nëse keni bërë abonimin në palestër, mos e lini atë të shkojë dëm. Nëse palestra është afër zyrës suaj, filloni të shkoni gjatë pushimit tuaj të drekës. Nëse zgjidhni një stërvitje të shpejtë mund të jeni gati dhe të laheni (palestrat kanë dush) dhe të jeni gati për gjysmën e dytë të ditës brenda një ore.
  1. Ecni pak. Merrni një kafe në lëvizje dhe bëni një shëtitje rreth lagjes ku punoni. Jo vetëm që do të përfitoni nga ajri I freskët jashtë zyrës por do të rrisni ritmin e zemrës që do t’ju ndihmojë të fokusoheni dhe përqendroheni në punë.
  2. Mund të bëni edhe vrap . Mbani me vete rrobat e vrapit në punë dhe gjatë pushimit të drekës mund të bëni një orë vrap, sigurisht nëse keni kushte dushi në zyrë.
  3. Lëvizni me shumë. Në vend që të dërgoni një mesazh tek kolegu juaj në anën apo në katin tjetër, ngrihuni dhe shkoni në tryezën e tij. Merrni shkallët në vend të ashensorit, vendosni një alarm në telefon ose laptop për t’u ngritur dhe për të lëvizur çdo orë ose për të shkuar në ndonjë dyqan që ndodhet afër ndërtesës. Pshimet e shkurtra 10 minutëshe mund të jenë shumë efektive.
  4. Bëhuni frymëzuese.Merrni  kolegët tuaj dhe shkoni për shëtitje në grup, ose organizoni një shëtitje ose vrapim në grup pas punës. Jo vetëm që do të lëvizni, por do të lidheni më shumë me kolegët edhe pas punës.

Lexo edhe: 5 ushtrime per barkun pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X