Si të bëjmë tortë me unicorn në shtëpi?

0 0

 

  • Hapi i parë për të bërë tortën me unicorn është përgatisni kekët. Për recetën e përgatitjes së kekut, klikoni këtu. (njësoj si torta e kuqe).
  • Ndajeni përbërjen e kekëve në 4 tasë.
  • Mund të përdorni ngjyrues ngjyrë neoni. (rozë neon, blu neon, të verdhë neon dhe të gjelbër neon).
  • Shtoni 1-2 lugë ngjyrues në secilin tas dhe përziejini mirë.
  • Radha e njgyruesve mund të jetë e tillë: blu, rozë, e verdhë, e gjelbër (përsëriteni).
  • Piqeni në furrë për 30-35 minuta, derisa të ngulni një kunjë dhëmbësh dhe të dalë e pastër.
  • Lëreni të ftohet 10 minuta para se ta nxirrni nga tepsia. Lëreni 1 orë në ngrirje dhe më pas në një enë plastike lërëni të ftohet gjithë natën.
  • Më pas e lyejmë me krem ëmbëlsirash të gjithën.

Si të bëjmë sytë?

Pjesa  më e madhe e tortave të tilla bëhen me sytë e mbyllur, sepse është version më i thjeshtë. Për ta bërë me sy të hapur, klikoni këtu Canon MG6821 printer, shkarkojeni këtë dizjan dhe printojeni. Më pas e prisni me gërshërë dhe e vendosni në tortë. Këshilohet ta vendosni në pjesën e poshtme, në mënyrë që në pjesën sipër të keni vend për flokët.

Si të bëjmë bririn?

Mund të vendosni një “shkop” të përshtatshëm për ëmbëlsira dhe rreth tij përdridhni në formë gjarpërimesh fondatinë për tortë që të krijoni bririn.

Si të vendosni flokët?

Tani është pjesa më argëtuese. Ngjyrosim nga një tas për çdo ngjyrë me krem ëmblsirash. Përziejini mirë dhe futini të gjitha në një qese që përdoren për të nxjerrë me forma produkte të ndryshmë në kuzhinë. Filloni ta hidhni sipër tortës.

Si të bëjmë veshët?

Merrni sërish fondatinën për ëmbëlsira, bëni një top me duar, më pas sheshojeni në tavolinë dhe jepini një formë gjetheje. Njgyroseni me ngjyruesin e kuzhinës me ndihmën e një furçe.

Vendoseni në frigorifer, por nxirreni të ftohet para se ta shërbeni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të...

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X