Si ta bëjmë lavazhin nazal?
Lavazhi nazal bëhet duke përdorur solucion fiziologjik, ujë termal, ujë deti të sterilizuar apo edhe solucion të përgatitur në kushte shtëpie (90% ujë dhe 10% kripë). Në farmaci mund të gjeni flakone të posaçme me një përdorim por si alterntivë mund të përdorni edhe një shiringë.
Cfarë duhet të bëni:
– Mbushni rreth 3-5 ml solucion në një shiringë;
– Shtriheni fëmijën mbi një çarçaf në pozicion anësor, duke ja mbajtur kokën lehtësisht me dorë;
– Hidheni me presion solucionin në njërën anë të hundës, dhe prisni që solucioni të dalë në krahun tjetër. Më pas e përsëritni edhe për anën tjëtër të hundës.
Pasi keni përfunduar këtë proçes mund t’ja tërhiqni sekrecionet fëmijës me anën e një pompe të posaçme që mund ta blini në farmaci. Thithja duhet të bëhet me kujdes dhe jo me forcë. Nëse e shikoni se fëmija nuk ka sekrecione që mund t’i dalin me anën e pompës e ndërprisni proçesin.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu