Si të bëjmë në shtëpi tortë të kuqe?

0 0

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e pjekjes: 1 orë

Koha totale: 1 orë e 30 minuta

  • Për 10-12 pjesë
  • Për pjesën që do të piqet:
  • 310 gramë miell për kek
  • 16 gramë kakao pa ëmbëlsues
  • 5 gramë sodë buke
  • 5 gram kripë
  • 113 gramë gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti
  • 300 gramë sheqer
  • 2 vezë
  • 220 gramë vaj
  • 5 mililitër uthull të bardhë
  • 10 gramë ekstrakt vanilje
  • 240 gramë krem qumështi në temperaturë ambienti
  • 30 gramë xhel ngjyrues të kuq
  • Për kremin
  • 500 gramë cheese krem në temperaturën e ambientit
  • 300 gramë krem të trashë ëmbëlsirash, të ftohur
  • 5 gramë ekstrakt vanilje
  • 156 gramë sheqer

Përgatitja

  1. Parangrohni sobën në 180 gradë Celsius,. Lyeni me gjalpë dhe pluhurosni me miell një tepsi për tortë me diametër 23 centimetër.
  2. Në një tas më vete përzieni miellin, kakaon, sodën dhe kripën dhe rrihini derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
  3. Në një enë tjetër përzieni sheqerin me gjalpin, derisa të lidhen me njëri-tjetrin. Hidhni vezët një nga një, shtoni vaj, ekstrakt vanilje dhe kremin e qumështit. Hidhni edhe përbërien e miellit, derisa të jenë kombinuar mirë me njëri-tjetrin gjithë përbërësit
  4. Gradualisht shtoni ngjyruesin e kuq, derisa të arrini ngjyrën e dëshiruar.
  5. Vendosni në tepsi këtë përbërje.
  6. Piqeni për 30 minuta. Mund ta kuptoni nëse fusni një kunjë dhëmbësh dhe kur e nxirrni ajo është e pastër.
  7. Hiqeni tepsinë nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
  8. Më pas nxirreni kekun nga tepsia dhe lëreni të ftohet plotësisht.
  9. Përgatisni masën kremoze. Në një tas shtoni sheqerin, cheese kremin, sheqerin e vaniljen dhe përziejini mirë.
  • Në një tas tjetër shtoni kremin e trashë të ëmbëlsirave dhe rriheni mirë. Më pas përziejini të dyja përbërjet e kremit.
  • Kekun që poqët ndajeni në dy pjesë të barabarta.
  • Shtroni njërën shtresë në enën ku do ta servirni. Shtoni sipër krem. Më pas vendosni shtresën e dytë të kekut dhe sërish krem sipër. Me pjesën e mbëtur të kremit lyeni gjithë sipërfaqene sipërme dhe anët e ëmbëlsirës.
  • Nëse ka ngelur nga pjesa e kuqe, e hedhim sipër për ta dekoruar.
  • Torta është gati për t’u shërbyer.
  • Mund të ruhet në frigorifer përreth një javë.

Përbërësit ushqyes: Kalori: 682, Yndyra: 46.1g, Yndyra e ngopur: 20.8g, Yndyra e Pangopur: 0.0g, Karbohidratet: 61.8g, Sheqer: 38.6g, Fibra: 1.1g, Proteina: 8.0g, Kolesterol: 111mg, Kalori nga Yndyra 415, Natrium: 509mg, Kalium: 146mg, Vitaminë A: 20%, Vitaminë C 0%, Kalcium: 8%, Hekur: 11%.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim ëmbëlsirë me...

 Po afron festa e Halloween-it dhe sapo e përmendim, të gjithëve mendja na shkon te kungulli. Jemi në kohë vjeshte dhe dyqanet janë të mbushur me këtë produkt. Kungulli nuk...

Pankek me cokollatë, banane dhe...

Pankeku me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shija karakteristike e kremit Milkadelphia do ta bëjnë edhe më të vecantë...

Mozaiku: Bëj një ëmbëlsirë të...

Të gjithë duan të përgatisin diçka sa të shijshme, aq edhe të shpejtë dhe praktike, e sidomos ne nënat qe kemi plot gjëra për të bërë, e si rrjedhojë ëmbëlsira...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X