Këshillat që ne kemi marr nga një dizenjuese e ambjenteve të brëndshme të shtëpisë i japin shumë rëndësi buxhetit, pasi dëshira e prindërve mund të jetë të bëjnë gjëra shumë të bukura brenda dhomës së fëmijës, por mundësia është e vogël.
Për këtë ajo këshillon që në momentin që ju do të zgjidhni mënyrën si do të arredoni dhomën, duhet të merrni parasysh disa faktorë si buxheti ( të cilin e përmendëm pak më lart ), mosha e fëmijës, hapësira që keni në dispozicion si edhe stilin që ju dëshironi. Janë detajet ato që do ta bëjnë dhomën e fëmijës të duket e ngrohtë dhe e këndëshme.
Por, cfarë këshillon dizenjuesja e shtëpive?
1- Dhoma “shtëpi”
Nëse ju pëlqen dicka moderne dhe njëkohësisht funksionale mund të zgjidhni që brenda dhomës së fëmijës tuaj të bëni një “shtëpi” të vogël, duke zgjedhur ngjyrën dhe formën më të përshtatshme për guston tuaj.
2- E rehatshme dhe me ngjyra
Nëse ju pëlqen te luani me ngjyrat, por dëshironi edhe dicka të rehatshme për shtëpinë tuaj, ju mund të zgjidhni të vendosni në mesin e dhomës një krevat me disa shkallë dhe jastëkë të mëdhenj sipër. Ngjyra e krevatit mund të jetë gri e çelet, mbulesa e krevatit e zezë me kuadrata gri dhe jastëkët rozë e ndezur ose lejla e çelët. Përsa i përket mureve mund të përdorni letër murale më lule gri dhe variacione të ndryshme nuancash të grisë, ndërsa tre faqet e tjera mund të jenë gri e çelet. Përsa i përket dyshemesë ju sugjerojmë parket me ngjyrë të çelët.
3- Stil “vintage”
Stili i preferuar i dizenjatores tonë është ajo vintage. Stili vintage i referohet një stili “të vjetër”, ku dyshemeja mund të jetë e veshur me parket me ngjyrë të errët, krevat prej hekuri ngjyrë mjalti, perde me ngjyrë kafe të errët dhe tapet të bardhë prej pellushi. I njëjti stil duhet të pasqyrohet edhe tek garderoba dhe komodina e cila mund të jetë e vogël, më tre sirtarë të vegjël dhe këmbë të gjata ( deri në lartësinë e krevatit). Abazhuri mund te jetë në formë globi dhe prej materiali që ngjan si dru. Ngjyra duhet të jetë bezhë.
4-Shije franceze
Ky stil i cili i referohet përdorimit të objekteve të punuara me dorë dhe është një stil pak a shumë provincial. Krevati duhet të jetë prej hekuri dhe me ngjyrë “nude” ( nuancë e bezhës ), mbulesa bezhë me lule rozë dhe jastëkë të mëdhenj me ngjyra të ndryshme. Pjesa tjetër e mobiljeve mund të jetë e bardhë dhe muret lejla e celët. Në mes të dhomës ju mund të vendosni një tavolinë të vogël prej druri të bardhë, me stola të vegjël bojë mjalti. Anash krevatit mund të vendosni një abazhur të gjatë ngjyrë nude, i cili të krijon idenë e ndriçueve të rrugës. Dyshemeja duhet të jetë e veshur me parket të bardhë dhe tapeti mund të jetë i punuar me dorë dhe ngjyrë lejla.
5- Jastëkë prej cope
Ju mund të përdorni si aksesorë jastëkët prej cope me forma dhe ngjyra të ndryshme. Forma që ju këshillon dizenjuesja është ajo “L”. Ju mund t’i vendosni ato mbi krevatin e fëmijës ose mbi një divan të vogël dekorues që ndodhet në dhomë.
6- Gjithcka rozë!
Nëse ju keni një vazjë, atëhere mund të vendosni mbi krevat jastëkë ngjyrë rozë dhe forma të ndryshme si jastëk në formë ylli, jastëk në formë katrore ku të jetë qepur një xhep, brenda të cilit mund të futet një arush i vogël, jastëk rozë ku të stampohet një arush ngjyrë kafe.
7- Shkronjat e para
Pjesë e aksesorëve që do të vendosen në dhomën e fëmijës janë edhe shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit, të formuara me mbushje në formë jastëku, të cilat duhet të vendosen në këmbë pas murit. Ngjyra që mund të përdorni është ajo rozë e çelët ( pjesë e ngjyrave pastel ) me pika të bardha.
8- Jastëkë në formë ylli
Jastëkët janë pjesë e rëndësishme e aksesorëve që mund të vendosen në dhomën e gjumit, edhe kur bëhet fjalë për të fëmijës. Për këtë arsye ne ju sugjerojmë një tjetër formë, atë të yllit. Po ngjyra? Ju mund të vendosni dy jastëkë bashkë, ku njëri prej tyre mund të jetë lejla e errët dhe tjetri lejla me nuancë në gri.
9- Letër murale
Ju mund të përdorni letër murale me lule dhe ngjyra të ndryshme. Letra duhet të vendoset vetëm në një faqe muri dhe tre të tjerat duhet të jenë të lyera me një ngjyrë të përshtatshme.
10- “Luani” me elementët dekorues
Ju mund të zgjidhni disa elemente të veçantë për të dekoruar dhomën, të cilat do t’i japin asaj një pamje mjaft të vecantë. Për shembull, ju mund të vendosni sipër komodinës një abazhur të vogël në formë ananasi apo në formë arushi. Ngjyrat e tyre duhet të përshtaten me atë të dhomës.
11- Koshat e lodrave
Një element shumë i rëndësishëm për dhomën e fëmijës është koshi. Në këtë rast nuk po flasim për koshin e mbeturinave, por për koshin ku do të grumbullohen lodrat. Ai mund të jetë prej cope dhe me ngjyra të ndezura, ose me vija.
12- Po perdet?
Ju sugjerojme perde prej cope dhe jo tyl. Ngjyrat mund të jenë të ndryshme dhe me kuadrata.
13-Çarçafët
Nëse fëmija është vajzë çarçafët mund të jenë me ngjyrë të bardhë në krem dhe me lule rozë, me vija rozë ose të kombinuara. Si mund të jetë kombinimi? Çarçafi i dyshekut mund të jetë një ngjyrësh për shembull rozë dhe çarçafi i sipërm mund të jetë i bardhë me lule rozë.
Nëse fëmija është djalë mund të përdoren nuancat e ngjyrës blu. Ju mund të përdorni edhe tek dhomat e djemve kombinomet e çarçafëve, por kësaj rradhe mund të përdorni për pjesën e sipërmë çarçafët me vija, pika, kuadrata ose yje.
14-Stampat e printuara
Nëse muret e dhomës së fëmijës janë njëngjyrëshe dhe asnjëri prej tyre nuk është i veshur me letër, ju mund të vendosni në to stampa të printuara në copë. Ju mund të printoni disa shkronja të alfabetit, disa fraza, një kafshë dhe çfarëdolloj figure tjetër që mund t’ju pëlqejë.
15- Dhomë princeshe
Ju mund të rregulloni dhomën e vajzës tuaj duke vendosur një krevat në formë karroce në mes të dhomës. Ngjyra mund të jetë rozë ose bojë uthulle. Nëse fëmija është djalë mund të përdorni idenë e karrocës por në një stil më të përshtatshëm për ta.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu