Si ta shnderrojme shtepine ne nje park lojrash?

0 1

Fëmijët i pëlqejnë parqet e lojërave, por ndonjëherë mundësitë për t’i çuar atje janë të vogla. Kjo mund të ndodhë për arsye kohe, klime te keqe në një moment të caktuar.
Por, cila është mënyra më e mirë për të argëtuar fëmijën brenda shtëpisë?
Ja çfarë ju këshillojmë të bëni:
1- Një rrëshqitëse
Ju mund të përdorni shkallët e shtëpisë për të ndërtuar një rrëshqitëse për fëmijën tuaj. Por, si mund ta bëni këtë? Shumë e thjeshtë! Mjaftojnë disa kartona kutish të cilat mund t’i vendosni sipër shkallëve dhe gjithcka është gati për t’u argëtuar.
2- Parku me rreze “infra të kuqe”
Ju mund të përdorni një fill të trashë të kuq për të krijuar një dhomë me rreze infra të kuqe. Këtë mund ta bëni në një hapësirë të gjatë, siç është për shembull korridori. Fëmijët më pas duhet të mundohen të kalojnë pengesat pa i prekur “rrezet”.
3- Bowling
Ju mund ta ndërtoni një pistë bowlingu qoftë mbi tavolinë apo mbi dysheme. Ju duhen vetëm disa shishe plastike dhe një top. Kjo do të jetë një lojë shumë e mirë për të ndihmuar fëmijën të mësojë si të luajë me strategji si edhe të ketë durim.
4- Pëlhura e merimangës
E shndërroni shtëpinë tuaj në një rrjetë merimange duke përdorur një shirit letre ngjitëse. Më pas formoni topa prej letre dhe i mësoni fëmijët tuaj të luajnë duke i ngjitur ato pas letrës. Kjo do të jetë një lojë shumë argëtuese.
5- Ndërtoni një rrugë
Ju mund të ndërtoni një rrugë në të cilën fëmijët të luajnë me makinat e tyre prej lodre. Këtë mund ta bëni duke përdorur një ngjitës me ngjyrë.
6- Ndërtoni shtëpi të vogla
Ju mund të përdorni kuti kartoni për të ndërtuar shtëpi kukullash. Ju gjithashtu, po me kartona mund të ndërtoni edhe mobiljet e shtëpisë së kukullave.
7- Këndi i kuzhinës
Për vajzat do të ishtë një mënyrë e mirë argëtimi. Mjaftojnë disa kartona, disa pajisje plastike, pak fantazi dhe gjithçka është gati për të luajtur.
8- Bilardo
Ju mund të merrni një kuti kartoni, kapëse, topa të vegjël dhe shkopinj. Këto janë gjithçka që ju duhen për të ndërtuar një tavolinë bilardoje.
9- Olimpiada e “pop corn”
Ju duhet të merrni disa pop korn dhe kallama. Loja konsiston në vendosjen e një pike fillimi dhe pike mbarimi të lojës. Fëmijës duhet t’i fryjnë pufkave me anën e kallamit. Fituesi është ai që e çon i pari atë në pikën e mbarimit.
10- Të pikturojmë duke përdorur këmbët
Mundohuni të nxirrni jashtë artistin që ekziston brenda fëmijës tuaj, duke bërë një lojë të thjeshtë dhe të bukur. Për të zhvilluar këtë lojë ju duhen qese ambalazhimi me flluska (qese që zakonisht mbështillen telekomandat e televizorëve), nje copë e bardhë dhe bojë. Fëmijët duhet t’i veshin qeset plastike në këmbë dhe më pas mund t’i lyejnë ato me bojë. Pasi qesja është lyer me bojë fëmijët mund të argëtohen duke piktuaruar me këmbë mbi copën e bardhë.
11- Rrathët me numra
Pikturoni me një shkumës mbi dysheme disa rrathë dhe vendosni numra brenda secilit rreth. Loja konsiston në futjen brenda rrethit të një copë sfungjeri. Pikët mblidhen duke parë se cili fëmijë e ka futur sfungjerin brenda rrethit që ka pikët më të larta.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X