Si ta rrisim cilësinë e jetesës sonë?

0 0

Në këtë artikull do të lexoni 7 zakonet e para të përditshme të cilat mund ta ndryshojnë cilësinë e jetës suaj! (Vazhdimi do të jetë në artikujt në vijim)

 

1. Krijoni një rutinë!

Cdokush duhet të ketë të paktën një rutinë, e cila nuk duhet të neglizhohet për asnjë arsye. Me kalimin e kohës ai zakon ose ajo rutinë që ju do t’ia vendosni programit tuaj ditor, do të bëhet pjesë e karakterit tuaj. Kështu do të keni një parim te fortë, që më vonë edhe njerëzit përreth do ta respektojnë atë.

 

Për shembull, cdo ditë zgjohuni në një orar të caktuar. Rutinës mund t’i shtoni lexim libri për disa minuta. Nuk ështe e thënë të lexoni një libër njëherësh, idealja është që dicka ta bëni cdo ditë nga pak, por ta bëni vazhdimisht, pa asnjë shkëputje!

 

Ose mund të bëni disa minuta meditim. Dobitë e meditimit janë të panumërta, prandaj fillimi i ditës me një aktivitet të tillë do t’ju jepte energjinë e duhur për të filluar një ditë plot me angazhime.

 

Leximin e librit dhe meditimin mund ta bëni edhe para se të flini. Jo shumë! Vetëm disa minuta; 5-10 minuta. Por, bëjeni vazhdimisht, cdo natë!

 

2. Fillojeni ditën herët!

Nëse e filloni ditën herët, do të keni më shumë kohë për t’i realizuar planet apo projektet tuaja. Fillimi është i vështirë, por nëse e arrini gradualisht ky do të jetë një sukses i madh për ju. Nëse normalisht zgjoheni në orën 8 të mëngjesit, vendoseni alarmin cdo ditë 5 minuta më herët. Kështu, ju do ta mësoni trupin dhe trurin tuaj me rutinën e re, pa i sforcuar shumë ato.

 

Mos harroni! Kemi një jetëgjatësi të limituar dhe nuk mund të dihet se kur do të na vijë fundi. Të bëjmë c’të mundemi sa e kemi gjënë më të vyer në dorën tonë: kohën!

 

3. Bëni sport!

Sporti e shton energjinë dhe rrit pozitivitetin. Nëse nuk mund të dilni cdo ditë për ecje ose vrapim diku në natyrë, bëni një rrugë të shkurtër në këmbë, ose disa herë në javë. Nëse nuk keni mundësi as për këto, bëni disa ushtrime të thjeshta në shtëpi, duke ndjekur instruktorë në YouTube.

 

4. Zgjidhini mirë njerëzit më te cilët kaloni kohën!     

Mundohuni t’i shmangni njerëzit që kanë tendencë të jenë vazhdimisht pesimistë, pasivë dhe të pa-angazhuar më dicka për jetën dhe të ardhmen e tyre. Energjia e tyre negative me shumë mundësi do të ndikojë edhe tek ju. Prandaj, bëjeni mirë zgjedhjen tuaj. Mundohuni të rrini larg njerëzve të tillë, por edhe larg ambienteve të tilla me energji negative.

 

5. Zbulojeni dashurinë që keni brenda jush!

Mos rendni pas vëmendjes së të tjerëve. Nuk është e thënë që të gjithë t’ju duan. Kjo do t’ju bënte të lidheshit pas njerëzve më shumë se c’duhet dhe pa qenë e nevojshme. Ju nuk keni nevojë për dashurinë e te tjerëve! Zbulojeni dashurinë që e keni brenda jush dhe ajo mjafton për ju.

 

6. Jetoni në mënyrë minimaliste!

Shpëtoni nga sendet që jeni aq shumë të lidhur! Krijoni hapësirë të bollshme në vendin ku jetoni apo punoni. Ngarkesa me sende dhe objekte të tepërta, thjesht sa do t’ju shtojë energjinë negative. Largojini gjërat e tepërta që të mund të keni mundësi t’i përkushtoheni vetes suaj. Nëse lidheni shumë pas objekteve, do të largoheni nga vetvetja. Filloni nga rrobat, bizhutë e sendet e tjera rreth e përqark. Nëse dicka nuk e keni përdorur vitin e fundit, nuk do ta përdorni më. Mos lejoni të bëheni rob i tyre. Dhurojani dikujt dhe shijojeni lehtësinë e krijuar nga minimalizmi.

 

7. Ushqehuni shëndetshëm!

Sic po shtohen gjërat e dobishme në botë, po shtohen edhe të dëmshmet. Më të rrezikshmet nga të gjitha mbeten produktet ushqimore. Marketet janë të tejmbushur me produkte të përpunuara dhe me pak ose pa asnjë vlerë ushqyese. Mundohuni të ushqeheni pak dhe mirë. Preferoni produkte të freskëta e fruta dhe perime të stinës.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X