E keni parasysh situatën kur pudra kompakte e fytyrës suaj ju ka rënë në dyshemenë e tualetit ose të dhomës së gjumit dhe është thërrmuar e gjitha? Pothuajse të gjithave u ka ndodhur të paktën njëherë diçka e tillë dhe është shumë e sikletshme. Kur diçka e tillë na ka ndodhur kemi menduar se duhet ta hedhim në kosh pudrën, por e paskemi pasur gabim.
Nuk ka më arsye për t’u mërzitur e aq më pak për ta nxjerrë nga përdorimi pudrën tuaj kompakte edhe nëse ajo është thërrmuar e gjtiha përtokë.
Tashmë ka një zgjidhje të thjeshtë e pa shumë kosto.
Ja çfarë ju nevojitet dhe çfarë duhet të bëni
Hapi 1: Hidhni një sasi të vogël alkooli në pudrën tuaj të thyer (mjaftueshëm për të ngopur pluhurin).
Hapi 2:Rrotulloni duke fërkuar alkoolin në pluhur duke përdorur gishtin tuaj derisa të kombinohen, më pas pastroni sipërfaqen për ta bërë atë përsëri të rrafshët.
Hapi 3: Tani hyn në punë durimi juaj. Lëreni mënjanë kutinë e pudrës suaj dhe kthehuni brenda dy orësh, duke i dhënë kohën maksimale për t’u ribërë kompakte përsëri (vendosja në frigorifer do të shpejtojë procesin).
Atëherë, nxitoni!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu