Si ta ndihmojme femijen te “braktise” biberonin fallco?

0 0

T’i heqësh biberonin gënjeshtar fëmijës nuk është edhe aq e thjeshtë. Disa prindër preferojnë ta bëjnë atë dalëngadalë, të tjerë menjëherë, secili në mënyrën e vet. Po ju cfarë mënyre keni përdorur për të bindur fëmijën të mos e kërkoj më biberonin fallco?
1- Ta heqësh atë jo shumë vonë
Sa më i vogël të jetë fëmija aq më e thjeshtë do të jetë heqja e biberonit fallco. Sipas ekspertëve dhe eksperiencave së prindërve nëse fëmijës i hiqet biberoni pa mbushur moshën 1-vjecare gjithcka do të jetë më e thjeshtë. Në fillim fëmija do të qaj, por pas disa ditësh nuk do ta kërkoj më, kjo do të ndodhë pa dhënë shpjegime si dhe pa u munduar ta bindësh.
2- Ta heqësh biberonin fallco në mënyrë të papritur
Prindi jeni ju dhe keni të drejtë t’ja hiqni atë në momentin që ju duket i përshtatshëm. Sipas disa prindërve nëse nëna e shikon se fëmija është shumë i varur nga biberoni fallco duhet ta heqë atë në mënyrë direkte. Kjo mund të bëhët një mëngjes kur fëmija është ngritur nga gjumi, duke e fshehur për të mos e nxjerr më kurrë.
3- E lyeni me dicka që ka shije të keqe
Sipas eksperiencës së një nëne kjo metodë ka funksionuar për mrekulli. “Vajza ime ishte gati 3 vjec dhe në momentin që shkonte për të fjetur kërkonte biberonin. Një natë vendosa ta lyeja me një solucion të marre në farmaci, i cili është i prodhuar posaçërisht për t’u përdorur në këto raste. Atë natë femija qau për disa orë pasi shija e biberonit nuk i pëlqente, por problemi u zgjidh brenda asaj nate.
4- Bindeni fëmijën tuaj ta dhurojë
Kjo metodë zakonisht funksionon për fëmijët e rritur, të cilët janë në gjëndje të kuptojnë konceptin e të dhuruarit të gjërave. Ju mund ta bindi fëmijën tuaj t’ja japë atë pediatres me qëllim që ajo t’ja dhurojë një fëmijë të porsalindur.
5- Hiqjani biberonin fallco gradualisht
Për disa fëmijë një proces i bërë në mënyrë graduale mund të funksionojë më mirë krahasuar me një ndryshim të menjëhershëm. Hapi i parë që duhet të hidhni është të limitoni orarin e vendosjes së tij. Për shembull mund ta lejoni ta vendosë atë vetëm natën. Pas disa kohësh duhet t’i thoni se nuk mund ta mbaj më biberonin pasi ka humbur. Sigurisht që fëmija do ta kërkoj për disa ditë, por më pas do ta harroj.
6- Priteni me gërshërë tek maja
Disa prindër kanë preferuar ta presin me gërshërë tek maja pasi në këtë mënyrë fëmija do ta ketë të vështirë ta thithë. Por, në këtë rast duhet të keni kujdes, pasi fëmija duke e kafshuar llastikun mund ta këputi dhe te mbytet.
7- Mund t’ja jepni “zanës” në këmbim të një dhurate
“Zana e biberonave fallco është shumë e vogël dhe i duhet një biberon. Në këmbim të kësaj ajo do të japi një dhuratë”. Ju mund t’i thoni këto fjale fëmijës tuaj, dhe më pas t’i vendosni të gjithë biberonat në një qese plastike për t’ja dhuruar “zanës”, e cila më pas do të sjelli dhuratën e parapëlqyer të fëmijës.
8- Mund ta “humbisni”
Ka raste që fëmija e humb vërtet biberonin, por ju në vend që ta kërkoni në mënyrë të dëshpëruar mund ta konsideroni te humbur përgjithmonë! Edhe nëse kjo nuk ndodh ju mund të bëni sikur ka humbur. Fëmija do të bindet brenda pak ditësh se e ka humbur dhe tashmë nuk do ta ketë më.
9- I lexoni libra që flasin për këtë “problem”
Leximi i librave mund të japë një ndihmë shumë të madhe në heqjen e biberonit fallco. Ju mund të zgjidhni një libër që flet për këtë temë për t’ja lexuar më pas fëmijës tuaj.
10- Lejoni që natyra të bëjë punën e saj
Sipas ekspertëvë vendosja e biberonit fallco gjatë vitit të parë mund të japë një ndihmë shumë të madhe në parandalimin e SIDS ( sindroma e vdekjes së fëmijës në djep ). Por, vendosja e tij ka edhe pasoja negative për fëmijën sic janë: otiti, vonesë në të folur si dhe probleme me dhëmbët. Por, pavarësisht kësaj shumë prindër mendojnë se kjo nuk është një cështjë për të cilën duhet të “nxitohen”. Sipas tyre fëmija duhet ta largojë biberonin atëhere kur ai të ndihet gati. “Nuk duhet ta detyroni fëmijën tuaj, pasi do të vijë një moment që ai do të heqi vete dorë prej tij, për të mos e kërkuar më kurrë”, thonë ata.

Lexoni edhe: Cuco 10 gjerat qe duhet absolutisht te dini






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X