Asgjë nuk e thyen zemrën e një prindi më shumë sesa të dëgjojë fëmijën teksa rrëfen me lotë në sy se shokët e kanë përjashtuar nga një aktivitet apo një lojë.
Terapistja për fëmijët Katy Harris thotë se fëmijët që përjetojnë të tilla ngjarje dhe ndihen të përjashtuar nga bashkëmoshatarët, zakonisht janë fëmijë pasivë ose ata nuk dinë të gjejnë mënyrën e duhur për të ndërvepruar me shokët e shoqet.
Si ta ndihmoni fëmijën të përfshihet në lojërat e bashkëmoshatarëve?
Mësojuni atyre se si të “ndërpresin” si duhet një bisedë
Mënyra më e lehtë për të hyrë në mes të një bisede apo loje, është të gjeni pikërisht momentin e duhur. Për shembull nëse fëmija do t’i bashkohet një loje, duhet të gjejë momentin e pauzës, jo të presë vetëm ta ftojnë të tjerët.
Shpjegojini se mund të jenë përjashtuar aksidentalisht
Ju si prindër arrini t’i kuptoni sjelljet e një fëmije, sepse ata jo domosdoshmërisht e kanë bërë me qëllim të keq. Ndërsa fëmija juaj nuk do të jetë në gjendje ta kuptojë këtë, por vetëm do të lëndohet që e kanë lënë jashtë një aktiviteti. Jeni ju që duhet t’i shpjegoni.
Kujtojuni atyre që t’i zgjedhin shokët me mençuri
Të rriturit kanë të tjera kritere për të zgjedhur miqtë, ndërsa fëmijët zakonisht i drejtohen atyre që njohin, pasi me ta ndihen më rehat, ndërsa kanë më pak tolerancë për të sapoardhurit në një grup shoqëror. Nëse fëmijët zgjedhin dikë që duket se ka nevojë për shoqëri, hyrja e tyre do të jetë më e lehtë.
Inkurajojini të shkëputen nga teknologjia dhe të lidhen më shumë me njerëzit
Specialistja Katy shpjegon se sa më shumë kohë të kalojë një fëmijë përpara ekranit, aq më pak do të jetë në gjendje të krijojë lidhje me njerëzit në jetën reale.
Përgëzojini kur i shihni duke u përpjekur
Kur fëmijët dëgjojnë fjalë pozitive për një përpjekje të tyren, ata ndihen më të inkurajuar për të vazhduar sërish.
Jepni modelin tuaj
Mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijët të përfshihen në grupe shoqërore, është përmes shembullit tuaj. Kur të vegjlit t’ju shohin ju duke folur më nje person të vetmuar, aq më shumë do të fitojnë siguri tek vetja për të bërë diçka të tillë.
Lexo edhe: Shtatzania ne kete moshe sjell ne jete femije me sociale
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu