Si ta mbajmë sa më të pastër furçën e dhëmbëve?

0 0

 

Kur zgjedhim të blejmë një furçë dhëmbësh ne shpesh shohim modelin e saj, e marrim dhe nuk mendohemi më gjatë. Por kërkimet kanë zbuluar se një furçë dhëmbësh mesatare përmban rreth 10 milionë baktere, ose më shumë. Për më tepër, një studim i Universitetit të Mançesterit në Angli zbuloi se E. Coli (që mund të shkaktojë diarre) dhe Staphylococci (që mund të shkaktojë infeksione të lëkurës) janë midis bakterieve që fshihen në furçat e dhëmbëve.

Disa truke të thjeshta për të eleminuar sa më shumë të jetë e mundur bakteret në furçën e dhëmbëve:

Ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve rregullisht

Një nga prioritetet tuaja duhet të jetë ndërrimi i furçës së dhëmbëve çdo 3 muaj, ose sapo filloni të shikoni se ajo po “prishet”.

Blini një të re nëse keni qenë sëmurë

Ekspertët këshillojnë që nëse keni kaluar një sëmundje si për shembull të ftohtë, grip etj, mikrobet e mbledhura në furçë mund të shkaktojnë riinfektim. Për këtë arsye, duhet të blini një furçë të re nëse keni pasur probleme shëndetësore.

Ruajeni me kujdes

Mos e mbani furçën tuaj të dhëmbëve në një enë të mbyllur; lejoni që ajo të thahet në ajër. Mos lejoni që të prekë furçën e dhëmbëve të njerëzve të tjerë.

Mos u përpiqni ta sterilizoni atë

Ka shumë mite shëndetësore në internet, si për shembull ta mbinxehni atë në një mirkovalë. Por këto nuk janë aspak të vërteta. Mënyra më e mirë është thjesht ta ndërroni në mënyrë periodike çdo tre muaj.

Mos e mbani në tualet

Bakteret e gjendura në WC mund të fluturojnë e të arrijnë deri tek furça. Mirë është të mos e mbani në tualet, ose nëse nuk keni zgjidhje tjetër, mbyllni kapakun e tualetit përpara se të shkarkoni ujin.

Lexo edhe: Sendet ne shtepi qe kane afat skadence






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X