Si ta kuptoj nese jam shtatzane?

0 1

A jam shtatzane? Të njohësh shenjat e shtatzanisë nuk është edhe aq e lehtë sa mendohet pasi gruaja mund të mendojë se bëhet fjalë edhe për shenjat e para të ciklit menstrual. Këshilla që mjekët japin në këtë rast është të vëzhgoni me kujdes të gjitha sinjalet që trupi ju jep si edhe të kuptoni të gjitha ndryshimet që ai pëson.

Si ta kuptoj nese jam shtatzane? Ja si të kuptojmë shenjat e shtatzanisë:

Ngjitja e embrionit në mitër ndodh zakonisht pas rreth 8-10 ditësh dhe pasi ai është implantuar në mitër do të lirohen hormone nga organizmi i nënës, të cilat janë hormonet e shtatzanisë dhe do të rritet niveli i tyre nga dita në ditë. I gjithë ky ndryshim ndodh pas 4-5 javësh nga cikli i fundit dhe në këtë kohë do të fillojnë të shfaqen edhe shenjat e para të shtatzanisë. Megjithatë në disa raste të rralla gruaja mund të mos ndiejë asnjë ndryshim në trupin e saj.

Gruaja do të ndiejë:

  • Mungesa e ciklit. Kjo është shenja e parë që duhet t’i kushtoni rëndësi. Zakonisht në momentin e implantimit të embrionit në mitër mund të vërehet pak gjakdedhje e cila është gjithashtu një prej shenjave të para të shtatzanisë.

  • Simptomat fizike. Mund të vihet re një ndjesi fryrje barku, dhimbje si të ciklit, ndjeshmëri e madhe e gjoksit etj.

  • Simptomat psiko-emocionale. Vihet re irritim, ndryshime humori, kriza të qarash, melankoli.

  • Temperatura bazale. Do të rritet temperatura e trupit e cila do të shkojë rreth 37 gradë.

  • Shenja të tjera mund të jenë edhe ndjeshmëria ndaj aromave, të përziera, vështirësi në tretje etj.

Nëse mendoni se jeni shtatzanë mund të bëni një test shtatzanie ose analizë e cila do të jetë më e saktë.

Lexoni edhe: Te jesh shtatzane dhe te mos e kuptosh, a eshte e mundur?

1 test shtatzënie në kushte shtëpie






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Test shtatzënie në shtëpi me...

Një alternativë për ta mësuar nëse jeni ose jo shtatzënë është testi me pastë dhëmbësh. Kjo mund të jetë e dobishme në qoftë se ju nuk mund të shkoni në...

Si te kuptojme shenjat e...

Por pas sa ditësh kuptohen shenjat e shtatzanisë? Në disa gra shenjat e para të shtatzanisë shfaqen rreth një javë pas ngjizjes, në disa të tjera mund të shfaqen disa...

Simptomat e ciklit menstrual apo...

Shpesh gruaja mund të ngatërojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzanisë. Dhe për të qartësuar më mirë simptomat gruaja duhet të dijë se: Sindroma pre-menstruale: simptomat mund...

Java e parë e shtatzanisë,...

Surprizë! Një javë shtatzënë do të thotë se ju nuk jeni fare shtatzanë. E habitshme apo jo? Shumica e gjinekologëve e konsiderojnë shtatzëninë duke filluar nga dita e parë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X