Si ta ktheni shtëpinë tuaj në qendër SPA për një ditë përmes 10 hapave

0 0

A e dini se përkëdhelja e vetes është mënyra më e mirë për t’u rimbushur me energji, pasi ju kujdesni për gjithë anëtarët e familjes? Pjesa më e mirë është që ju të mos duhet të shpenzoni qindra shuma parash, ose prë të tëra larg shtëpisë për ta bërë këtë. Me përpjekje minimale, produkte tërësisht natyrale dhe pak imagjinatë, ju mund të krijoni një ditë të përsosur spa në shtëpi.

Ja se si të keni një ditë të përkryer spa pas lindjes në shtëpi:

Hapi 1: Shijoni një filxhan me ujë të ngrohtë e limon

Tensioni, stresi dhe lodhja janë mënyra e trupit tuaj për t’ju bërë të ditur se ka nevojë për pushim mendor dhe fizik. Është mirë që së pari të pastroni trupin ndërsa përgatiteni për t’u çlodhur dhe çliruar. Fillimi i seancës suaj “përkëdhelëse” duke pirë një filxhan ujë të nxehtë me limon ose çaj pa kafeinë do t’i japë fizikut tuaj një shpëlarje të mirë.

Hapi 2: Krijoni atmosferën e duhur

Vishni robdeshamberin tuaj të preferuar, dhe vendosni në sfond muzikë të qetë relaksuese. Nëse ju pëlqen të lexoni, sigurohuni të keni libra e revista pranë vetes. Dhe për ta plotësuar të gjithën, asnjë banjë s’është perfekte pa një peshqir të palosur bukur e disa petale lulesh.

Hapi 3: Bëni një dush

Ka shumë mënyra për të përshtatur banjën tuaj në shtëpi. Mund të jetë duke i dhënë vetes një manikyr, duke bërë një maskë fytyre ose thjesht të kesh një moment paqeje të plotë vetëm për veten. Çfarëdo që të zgjidhni, sigurohuni që të keni dikë që kujdeset për të vegjëlit tuaj, dhe ta shijoni kohën për veten pa ndërprerje.

Hapi 4: Mos harroni kripërat dhe varjat esencialë

Kripërat e ndryshme që përdoren në vaskë qetësojnë nyjet që ju dhembin relaksojnë muskujt e ngurtë, por gjithashtu ju ndihmojnë të nxirrni toksinat nga trupi. Ju gjithashtu mund të gjallëroni shqisat tuaja me anë të disa pikave të vajrave esencialë.

Hapi 5: Bëni pak detoks

Nëse doni një përvojë pak më shumë detoksikuese, shtoni pak uthull molle në vaskën tuaj.

Hapi 6: Hidratohuni

Vaji i kokosit është një nga përbërësit me më shumë vlera i natyrës sonë. Nëse ken ilëkruë të thatë, është mjeti më i mirë për të zbutur e hidratuar lëkurën tuaj. Gjithashtu është perfekt për të masazhuar vetë lëkurën tuaj.

Hapi 7: Kujdesuni për fytyrën

Teksa poret tuaja janë hapur pas dushit me ujë të nxehtë është koha të aplikoni produktet e fytyrës.

Një përzierje e avokados me kripën e detit është një maskë ideale për hidratim dhe heqje të qelizave të vdkeura njëkohësisht. Mjalti, limoni, papaja, vaji i ullirit etj janë përbërës të shkëlqyer alternativë për maska në kushte shtëpie.

Hapi 8: Siguroni një ambient të qetë

Teksa maska e fytyrës po vepron, uluni diku në qetësi, fokusohuni në rregullimin e frymëmarrjes dhe nëse në shtëpi e keni të vështirë të gjeni një ambient të qetë, vendosni kufjet në vesh dhe dëgjoni udhëzime për meditimin në internet.

Hapi 9: Bëni streçing

Kulmi i ditës suaj të kujdesit le të jenë disa pozicione yoga ose streçing për të shplodhur muskujt tuaj.

Hapi 10: Mbyllini sytë për një (ose  dhjetë) minuta

Kur të keni përfunduar hapat e përkëdheljes së vetes, mund të shriheni, mbyllni sytë dhe përpiquni për disa momente (sa të mundeni) të mos mendoni asgjë, ose të sillni në mendje vetëm gjërat tuaja të bukura.

Lexo edhe: Të dukesh bukur gjatë muajve të shtatzanisë, kujdesi për veten






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X