Si ta bejme shtepine te duket me e madhe?

0 0

Nëse keni një shtëpi të vogël nuk duhet të shqetësoheni pasi ekzistojnë disa mënyra për ta bërë atë të duket më e madhe dhe e rregullt. Për ta bërë këtë nuk është e nevojshme të blini mobilje të shtrenjta. Thjesht duhet të merrni këshillat e duhura!
Cilat janë ato?
1- Gjithcka fillon nga drita!
Sekreti i parë për ta bërë shtëpinë tuaj të vogël të duket e madhe është ndriçimi. Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse shtëpia juaj ka pak dritare, pasi edhe për këtë ekziston një zgjidhje.
– Pasqyrat
Vendosni pasqyra në cepat e shtëpisë në mënyrë të tillë që ajo të reflektojë dritë në të gjithë dhomën, për shembull para dritares.
– Perdet e bardha
Zgjidhni perde të bardha prej materiali të hollë, pasi ato do të lejojnë futjen e dritës dhe për pasojë dhoma do të ketë më shumë ndriçim.
– Përdorni gjithmonë ngjyra të çelëta
Rregulli i përdorimit të ngjyrave të çelëta nuk vlen vetëm për perdet, por për të gjitha mobiljet aksesorët e shtëpisë. Ju mund të përdorni edhe tapetë me ngjyra të çelëta, kryesisht nëse pllakat apo parketi i shtëpisë tuaj është me ngjyrë të errët.
– Mund të rrëzoni murin
Ju mund të merrni në konsideratë edhe bashkimin e dy hapësirave të vogla të shtëpisë, duke rrëzuar murin ndërmjet tyre, gjithmonë nëse ai nuk është muri kryesor. Duke e bërë këtë ju do të mund të krijoni hapësira më të mëdha dhe me më shumë dritë.
– Mos e nënvlerësoni jeshilen
Ju mund të vendosni brenda shtëpisë tuaj lule, të cilat kanë vetinë t’i japin dritë dhe gjallëri shtëpisë. Gjithashtu një alternativë mund të ishte edhe vendosja brenda shtëpise e luleve të freskëta me shumë ngjyra.
2- Bëheni shtëpinë sa më funksionale
Mendohuni se çfarë nuk keni përdorur pothuajse kurrë. Për shembull, nëse pranë kolltukut keni një tavolinë në të cilën nuk keni vendusur puthuajse kurrë as edhe një telekomandë, atëherë mund ta hiqni. Nuk hani kurrë në kuzhinë? Nuk e përdorni kurrë tavolinën brenda saj? Atëhere është koha të nxirrni jashtë shtëpisë tuaj mobiljet që nuk i përdorni kurrë!
3- E bardha dhe ngjyrat
Ngjyra e bardhë është “mikja” më e mirë e hapësirave të vogla, por ndonjëherë edhe ngjyrat e tjera mund të jenë vërtet të dobishme. Por, kujdesuni që ato të jenë gjithmonë të çelëta. Gjithashtu ju duhet të keni kujdes gjatë lyerjes së mureve, pasi do të ishte jo e bukur për syrin një dhomë totalisht e verdhë. Në vend të kësaj ju mund të përdornit për shembull ngjyrën e verdhë për murin kryesor dhe një ngjyrë tjetër të celët për muret e tjera.
4- Lironi cepat e shtëpisë!
Zakonisht kur hapësira e shtëpisë është e vogël njerëzit kanë tendencën të lirojnë mesin duke spostuar të gjitha mobuljet drejt cepave, por kjo në të vërtetë është një teknikë e gabuar.
Nëse ju për shembull do të spostonit divanët tuaj drejt cepave për t’i vendosur në formë këndi dhe ne mes të vendosni tavolinën, do të nxirrnit në pah një hapësirë më të madhe brenda dhomës.
Një tjetër gabim që njerëzit që jetojnë në hapësira të vogla bëjnë është vendosja e raftit të librave ngjitur me murin.
5- Hapësirat e fshehura
Edhe në shtëpinë më të vogël ekzistojnë hapësirat e fshehura në të cilat ju mund të vendosni gjërat që nuk i përdorni shpesh. Këto hapësira ndodhen poshtë divanit, poshtë krevatit etj. Keni shkallë në shtëpi? Perfekte! Ju mund të vendosni poshtë tyre këpucët ose të krijoni një librari.
6- Dyert e rrëshqitshme
Në disa shtëpi njerëzit preferojnë të krijojnë një mur me derë të rrëshqitshme, nga e cila të dalë një mobilje e caktuar, për shembull një krevat. Kjo është një mënyrë e mirë për ta praktikuar në mënyrë që të keni hapësirë më të madhe në dhomën tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X