Si nënë që kam ushqyer 51 muaj me gji, ja çfarë kam mësuar për mëmësinë

0 0

Si mama e një fëmije të vogël dhe dy në msohën parashkollore, një nga titujt e mi të lartë të punës gjatë pesë viteve të fundit fare mirë mund të ketë qenë “Zyrtarja Kryesore e Ushqimit”. Nga 51 muajt e mbledhur të dhënies së gjirit deri në orët e panumërta të rimbushjes së biberonëve dhe gotave, duke siguruar qumësht për fëmijët e mi – në një mënyrë apo në një tjetër – ka qenë një pjesë shumë e madhe e përvojës sime të hershme të mëmësisë.

Thënë gjithë kjo, më besoni se kam mësuar disa truke për të ushqyer foshnjat dhe kam fituar disa aftësi të kujdesit për veten gjatë rrugës. E para dhe më e rëndësishmja: Jini të gatshme të hiqni dorë nga pritshmëritë tuaja ndërsa gjeni mjete e metoda që ju mbështesin gjatë rrugës.

Shumë nëna kanë një panoramë të qartë se si do të shkojë gjidhënia, por shumë prej tyre përballen me një udhëtim ndryshe në të vërtetë.

Ndonjëherë pritshmëria dhe realiteti janë mjaft të ngjashme – herë të tjera kërkojnë më shumë gatishmëri dhe pranim.

Kur fëmija im i parë ishte ende në barkun tim, mendoja që do ja jepja qumështin ekskluzivisht vetëm nga gjiri. Por, kur e linda djalin dhe ai këkronte të pinte shumë shpesh, kuptova që do bëja mirë të shtrydhja qumësht, ta lija në biberon, në mënyrë që dikush tjetër, im shoq apo dikush tjetër nga familja të mund t’ja jepte gjatë kohës që unë nuk mundesha.

Problemi i vetëm ishte që djali im dukej se kishte dhimbje barku sa herë e ushqeja me biberon. më dukej vetja si pa zgjidhje, deri në momentin kur një mikesah ime më tha se mund të provoja të ndryshoja biberonët me të cilët ushqeja djalin tim.

Dhe kishte të drejtë. Deri atëherë unë isha mësuar të përdorja vetëm ato që kisha blerë për herë të parë, pa i ndërruar dhe pa kuptuar se ka variacione që mund të lehtësojnë rrugëtimin tonë si nëna, në këtë rast të gjidhënies. Pata kontakt me një firmë që shiste biberona që imitonin rrjedhën e daljes së qumështit nga gjiri i nënës dhe kjo vërtet ndryshoi gjithçka lidhur me tim bir. Ai nuk kishte më dhimbje barku dhe unë isha më e qetë.

Kur erdhi fëmija i dytë, mendoja se tashmë dija gjithçka rreth këtij udhëtimi dhe pritshmëritë e mia nuk do të ndryshonin rrugës.

Por, kishte gjëra që duhet të ndryshoja edhe në herën time të dytë të gjidhënies, që nuk funksiononin njësoj si me fëmijën e parë, e kështu me radhë ndodhi edhe me të tretin.

Mëmësia është një rrugëtim që ka plot të papritura, është individual jo vetëm për çdo nënë, por edhe për çdo fëmijë, por ajo që duhet të bëni është të gjeni çfarë funksionon më së miri për ju dhe fëmijët tuaj dhe të jeni të hapura se gjërat jo gjithmonë do të shkojnë siç i kishit planifikuar.

Lexo edhe: Nuk prisja t’i ushqeja trinjakët e mi me gji, ja çfarë ndodhi!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X