Si nënë e re e dua shumë djalin tim, por luftoj për të dashur veten, rrëfim emocionues

0 0

Të bërit mama për herë të parë ka qenë një nga përvojat para së cilës përulem, por njëherazi edhe e dhimbshme e jetës sime. Askush s’më kishtë treguar se ditën që do të lindja djalin do t’i jepja jetë një versioni tërësisht të ri të vetes sime.

Askush nuk më tha se sapo t’i riktheheshim nromalitetit të menaxhimit të orareve unë do të jetoja në një trup e mendje që nuk e njihja më.

Askush nuk më tha se sapo të kalojë befasia e një bebe që ka ardhur në jetë, mëmësia mund të duket si diçka izoluese dhe kufizuese.

Kam një plagë të re, nivel shumë të çekuilibruar hormonesh, kam flokë më të dobët e të dëmtuar, gjinj që tashmë nuk i rezistojnë më garvitetit dhe një marrëdhnëie tjetër me bashkëshortin. Të mos flasim për pafundëisnë e përgjegjësive dhe gjërave që duhet të mësoj, që nuk ka asnjë faqe në Google që mund të më japë udhëzues përfundimtar se si t’i bëj.

Më duket sikur më është larguar sensi i unit dhe tani duhet të menaxhoj diçka edhe më të ndërlikuar. Tani gjithmonë pyes veten: Çfarë bëja me kohën time të lirë para se të bëhësha nënë?

Ka ditë që duket sikur vetëm endem nga një mendim në tjetrin. Ndihem e paaftë për t’i komunikuar në mënyrën  e duhur nevojat e mia njerëzve që më rrethojnë dhe e gjej veten duke luftuar për të mbledhur veten që të dal përballë këtij njeri të vogël që më ëmbëlson aq shumë me sytë e tij.

Por unë kam frikë nga forca dhe butësia që trupi dhe mendja ime posedojnë për të ushqyer djalin tim. Ka shumë herë që dashuria që ndiej për të është aq mbizotëruese sa nuk mund të mos ndalem dhe të ndiej thellësinë e saj.

Megjithatë ka shumë ditë që nuk mund të mos pyes veten: Pse është kaq e vështirë për mua të dua veten time?

Kur kaloj kohë dhe reflektoj në gjetjen e përgjigjes për këtë pyetje (që zakonisht është rreth pesë minuta të pandërprera në dush), unë arrij në përfundimin se dashuria për veten që luftoj kaq shumë për ta gjetur i ka rrënjët në mungesën e përgatitjes dhe pranimit emocional që po përjetoj në tranzicionin e mëmësisë.

Gjatë shtatzënisë, kam kaluar orë të tëra duke hulumtuar gjithçka në lidhje me shtatzaninë dhe rritjen e bebit.

I armatosur me të gjitha këto njohuri të reja (pak nga të cilat përdora), nuk kam menduar kurrë një herë të shpenzoj kohë për të njohur veten si një grua shtatzënë, dikush që përgatitet të sjellë një njeri të ri në këtë botë. Nuk u ndala tek ndjenjat dhe mendimet që kishin të bënin vetëm me mua, pasi shumica e gjithçkaje përqendrohej tek foshnja që po rritej. Asnjëherë nuk kam menduar si do të isha jashtë rolit tim si nënë, pasi djali të vinte.

Por asnjë aspekt i vetes sime që është më njësoj që kur kam lindur.

Në retrospektivë, një farë përgatitje rreth ndryshimeve emocionale që ndodhin kur hyn në mëmësi mund të më kishte pajisur me një ndjenjë më të fortë të dashurisë për veten.

Këto gjëra do doja t’ja kisha thënë vetes disa muaj më parë:

Do të ndjesh shkëputje të lidhjes me veten për një periudhë kohe, por kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të vësh re ndryhsim në marrëdheniet me të tjerë (kjo mund të bëhet sfiduese ndonjëherë), por është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të humbasësh shumë flokë, që do të dalin sërish shumë të vegjël, dhe kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të vësh në dyshim veten shumë herë dhe kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do vazhdosh t’i kesh kilogramët shtesë, derisa trupi yt t’i zhdukë ato. Kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të ëmsohesh me një vrull që në fund të ditës nuk do të çojë asgjëkundi. (Kjo do të jetë e përkohshme), por është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të biesh në mendime nëse vazhdimi  ikarrierës tani që duhet edhe të rrisësh djalin do të bëjë një nënë jo të mirë dhe kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të mungojë jeta e dikurshme dhe do ndihesh në faj për këtë, por kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do të shohësh trupin tënd dhe për shumë muaj do e ndjesh si të huaj, por kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do zbulosh se ankthi do e tejkalojë intuitën dhe kjo është në rregul. Unë të dua gjithsesi.

Do të zhdukesh, do të qash, do të thyhesh sërish e sërish dhe kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Do zbulosh se rrobat që kishe para lindjes nuk do të bëjnë më dhe kjo është në rregull. Bli rroba të tjera. Unë të dua gjithsesi.

Nuk do mund të arrish gjithçka në perfeksion (asnjë s’mundet) dhe kjo është në rregull. Unë të dua gjithsesi.

Teksa dashuria për tim bir rritet pa kufij e pa kushte, përpjekjet për të dashur veten mbeten një sfidë e vazhdueshme. Për të ndihmuar veten që ta kaloj sa më lehtë këtë periudhë, kam vendosur që në vend të dashurisë së madhe për veten (që të jem e sinqertë më duket e vështirë ta gjej tani) të punoj me mirëkuptimin dhe empaitnë për veten.

Shpresoj që një ditë kur të shikoj pas të kuptoj se dashuria për veten ka qenë aty dhe është kultivuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Lexo edhe: Nëna rrëfen momentin e lindjes, emocionet minutë pas minute






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X