Si ndryshon higjena e shtepise pas lindjes se femijes?

0 0

Ardhja në jetë e një fëmije sjell disa ndryshime edhe në higjenën e shtëpisë, gjë e cila ndodh menjëherë pasi nëna dhe fëmija kthehen në shtëpi. Tashmë gjithçka do të jetë në favor të një rritje të shëndetshme të fëmijës.
Fëmija ka nevojë për një ambient të pastër
Ai ka nevojë për një higjenë të mire, jo vetëm vetjake, pasi është kthyer në shtëpi. Kryesisht ajri i dhomës ku fle dhe rri fëmija duhet të jetë shumë i pastër, duke bërë që dritaret dhe dyert të hapen vazhdimisht, sidomos pas vizitave që mund t’ju bëjë dikush.
I porsalinduri dhe veshjet
Rrobat e tij duhet të jenë shumë të pastra dhe të lahen në mënyrën e duhur, duke përfshirë ketu edhe batanijet, jorgani, çarçafët dhe gjithçka që është në kontakt me lëkurën e tij. Duke qënë se veshjet e të porsalindurit shpesh lahen në temperatura të ulëta do t’ju këshillonim të përdornit në çdo larje një dezinfektues (Napisan). Pasi lavatriçja ka përfunduar proçesin, rrobat duhet të hapen menjëherë në tel.
Bebi dhe lodrat
Me rritjen fëmija do të fillojë të luajë duke futur lodrat shpesh në gojë. Duke qënë kështu dyshemeja (pllakat, parketi, tapeti) duhet të jenë shumë të pastra si edhe lodrat duhet të dizinfektohen shpesh. Megjithatë nuk jemi duke thënë se fëmija duhet të jetojë brenda një flluske sapuni, absolutisht jo! E vetmja gjë që duhet të bëni është të mbani nën kontroll disa subjekte të cilat mbartin shumë bakterie, kjo pasi gjatë viteve të para të jetës sistemi imunitar i fëmijës nuk është mjaftueshëm i zhvilluar.

Lexoni edhe: 5 keshilla per te rregulluar dhomen e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X