Si ndikon stili i jetesës në infertilitet?

Pjelloria zvogëlohet me kalimin e viteve, por ajo mund të ruhet me një mënyrë jetese të përshtatshme: shmangia e drogës, duhanit, abuzimi me alkoolin, ndjekja e një diete të ekuilibruar dhe ushtrimi i aktivitetit fizik.




0 0

Për burrat infertiliteti më i zakonshëm është ai i varikocelës, i ndjekur nga inflamacioni i testikujve, sëmundja e prostatës. Për gratë janë patologji të tilla si fibroidet e mitrës, endometrioza, ndryshime hormonale dhe ovulative.

Rreziku i infertilitetit rritet me moshën: pas 30 vjetësh për gratë dhe pas 40 vjetësh për burrat, cilësia gjenetike e ovocitëve dhe spermatozoideve përkeqësohet. Por për qëllimin e pjellorisë nuk është vetëm mosha që ndikon: stili i jetës gjithashtu. Marrja me pak sport ose duke përdorur anabolikë është një faktor rreziku. Edhe aktiviteti sportiv intensiv, i pa kompensuar nga ushqimi adekuat, mund të përcaktojë këtë pasojë, si dhe një peshë të papërshtatshme: mbipesha dhe dobësimi i tepërt shkaktojnë më shumë që 12% të infertilitetit total.

Dëmet e pirjes së duhanit

Rreth 13% e infertilitetit femëror varet nga pirja e duhanit: është e dëmshme për vezoret, ndërsa te burrat kompromenton procesin e prodhimit të spermës, përqendrimit, lëvizshmërisë, gjallërisë dhe morfologjisë. Cigaret janë gjithashtu ndër fajtorët kryesorë të mosfunksionimeve seksuale, veçanërisht për personat nën 40 vjeç. Alkooli ndërhyn në funksionimin e gjëndrave që rregullojnë prodhimin e hormoneve seksuale dhe shkakton një ulje të pjellorisë tek të dy partnerët.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Më pak i njohur është roli i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme: ato që shkaktojnë një shkallë më të lartë të infertilitetit janë klamidia dhe gonorrea, të cilat mund të krijojnë një infeksion kronik ose akut në dëmtimin e organeve gjenitale dhe duke ndikuar shumë në pjellorinë.

Lexo edhe: Pse po rritet kaq shumë infertiliteti në Shqipëri dhe çfarë duhet bërë? Flet gjinekologu Elton Peçi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X