Si ndikon qumështi dhe djathi në shëndetin e zëmrës?

0 0

 

Një hulumtim kanadez i kohëve të fundit, do t’i bëjë të lumtur ata që e duan qumështin. Sipas këtij studimi, qumështi dhe djathi janë aleatë të shëndetit të zemrës. Hulumtimi, i realizuar në një mostër prej mbi 100,000 individësh nga 21 vende, në fakt ka treguar se 3 racione në ditë të qumështit dhe djathërave, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.

Studimi zgjati rreth 9 vjet

Hulumtimi fillimisht parashikoi analizën e pyetësorëve mbi zakonet dietike. Më pas, u identifikuan 4 grupe në bazë të konsumit ditor të qumështit dhe djathit:

  1. grupi i parë (28,674 persona) nuk konsumoi asnjë produkt qumështi;
  2. grupi i dytë (55.651 persona) mori më pak se një racion djathi në ditë;
  3. grupi i tretë (24,423 persona) hëngrën 1-2 racione djathë në ditë;
  4. grupi i katërt (27,636 persona) përfshiu në dietën e tyre mbi 2 racione të produkteve të qumështit në ditë.

Gjatë 9 viteve të studimit, epidemiologët kanë monitoruar dhe regjistruar të gjitha vdekjet dhe shkaqet e tyre.

Zemra më e mbrojtur

Në fund të eksperimentit të gjatë u konstatua se grupi i katërt, ai që mori më shumë se dy racione të produkteve të qumështit në ditë (një mesatare prej 3.2 porcione / ditë), kishte shkallën më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet (kardiovaskulare ose jo), krahasuar me 3 grupet e tjera. Hulumtuesit arritën në përfundimin se një konsum i përditshëm i produkteve të qumështit zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë dhe sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku aktualisht konsumimi i këtyre ushqimeve është shumë më i kufizuar sesa në Amerikën e Veriut dhe Evropën.

Rezultatet e studimit kanadez u shqyrtuan nga Dr. Monica Giroli, nutricioniste, sipas të cilës, megjithatë, ato nuk mund të aplikohen në popullatën evropiane për shkak se:

  • gjysma e mostrës ishte kineze, indiane ose afrikane, të gjitha popullata që konsumojnë kryesisht karbohidratet; prandaj marrja e 3 pjesëve të produkteve të qumështit në një lloj diete që në fakt nuk i siguron ato, mund të ketë efekte të dobishme pasi ato janë një burim i mirë i proteinave, yndyrave, kalciumit, të cilat zakonisht mungojnë;
  • pjesa e djathit e konsideruar në studim ishte 15 gramë, një sasi jashtëzakonisht më e ulët se ajo e konsumuar zakonisht në Europë.

Për këtë arsye, ekspertja përfundon se para se të “hedhë poshtë” atë që rekomandohet nga Udhëzimet e Shoqërisë Shkencore në lidhje me konsumin e djathërave, nevojitet një studim i mëtejshëm për të vlerësuar një mostër më të rëndësishme të popullsisë evropiane.

Lexo edhe: Perfitimet nga konsumi i djathit cdo dite






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X