Si ndikon nëna tek e qara e fëmijës?

Dëgjimi dhe imitimi janë thelbësore për zhvillimin e gjuhës: në bark, fetusi mund të dëgjojë ritmin dhe melodinë e zërit të nënës së tij, e njohur si “prozodi”.




0 1

Thuhet se qarja e të porsalindurit është universale, sepse përmes lotëve dhe klithmave të vegjlit komunikojnë nevojat e tyre në botën e jashtme: urinë, etjen, gjumin, dhimbjen. Megjithatë, klithma e të porsalindurit në botë ndryshon shumë. Në veçanti, shpjegon Kathleen Wermke e Qendrës për çrregullime që i paraprijnë gjuhës dhe që kanë të bëjnë me zhvillimi, do të ishte gjuha amtare që ndikon në të qarat e të vegjëlve.

Gjuhë tonale dhe jo-tonale

Në thelb, shpjegon studiuesja që i ka kushtuar shumë vite studimit kësaj teme dhe ka botuar disa artikuj në revista shkencore, në të njëjtën mënyrë si në botë fliten gjuhë të ndryshme, madje edhe të posalindurit qajnë duke bërë tinguj të ndryshëm. Dhe kështu foshnjat e lindura nga një nënë kamerunese ose kinezisht-folëse, të dyja gjuhë me ton, prodhojnë melodi më komplekse teksa qajnë sesa foshnjat e lindura nga gratë që flasin gjermanisht, që është një gjuhë jo-tonale.

Gjysmë milion regjistrime

Sot laboratori i studiueses gjermane mban një arkiv me rreth gjysmë milioni regjistrime të fëmijëve që qajnë nga e gjithë bota. Duke ekzaminuar dhe krahasuar llojet e qarjes së foshnjave franceze dhe gjermane, studiuesit kanë zbuluar se ata prodhojnë melodi dukshëm të ndryshme, duke reflektuar gjuhët që kanë dëgjuar kur kanë qenë në mitër: dhe duke imituar kështu intonacionin e gjuhës amtare, foshnjat gjermane kanë tendencë të ndryshojnë me shpejtësi tonin nga një më i lartë në një të ulët, ndërsa francezët e vegjël priren të qajnë duke intonuar zërin lart.

Dëgjimi dhe imitimi

Ekspertët shpjegojnë se dëgjimi dhe imitimi janë thelbësore për zhvillimin e gjuhës: në bark, fetusi mund të dëgjojë ritmin dhe melodinë e zërit të nënës së tij, e njohur si “prozodi”. Dhe, megjithëse pas lindjes foshnjat mësojnë të imitojnë tinguj të ndryshëm, ato që kanë dëgjuar në barkun e nënës mbetet një udhëzues i dobishëm për interpretimin e tingujve që vijnë nga njerëzit përreth tyre.

Fëmijët që rriten në familje dygjuhëshe përdorin ritmin dhe melodinë për të dalluar dy gjuhët.

Lexo edhe: Studimi: E qara i ndihmon bebet të flenë më mirë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X