Si ndikon nëna tek e qara e fëmijës?

Dëgjimi dhe imitimi janë thelbësore për zhvillimin e gjuhës: në bark, fetusi mund të dëgjojë ritmin dhe melodinë e zërit të nënës së tij, e njohur si “prozodi”.




0 1

Thuhet se qarja e të porsalindurit është universale, sepse përmes lotëve dhe klithmave të vegjlit komunikojnë nevojat e tyre në botën e jashtme: urinë, etjen, gjumin, dhimbjen. Megjithatë, klithma e të porsalindurit në botë ndryshon shumë. Në veçanti, shpjegon Kathleen Wermke e Qendrës për çrregullime që i paraprijnë gjuhës dhe që kanë të bëjnë me zhvillimi, do të ishte gjuha amtare që ndikon në të qarat e të vegjëlve.

Gjuhë tonale dhe jo-tonale

Në thelb, shpjegon studiuesja që i ka kushtuar shumë vite studimit kësaj teme dhe ka botuar disa artikuj në revista shkencore, në të njëjtën mënyrë si në botë fliten gjuhë të ndryshme, madje edhe të posalindurit qajnë duke bërë tinguj të ndryshëm. Dhe kështu foshnjat e lindura nga një nënë kamerunese ose kinezisht-folëse, të dyja gjuhë me ton, prodhojnë melodi më komplekse teksa qajnë sesa foshnjat e lindura nga gratë që flasin gjermanisht, që është një gjuhë jo-tonale.

Gjysmë milion regjistrime

Sot laboratori i studiueses gjermane mban një arkiv me rreth gjysmë milioni regjistrime të fëmijëve që qajnë nga e gjithë bota. Duke ekzaminuar dhe krahasuar llojet e qarjes së foshnjave franceze dhe gjermane, studiuesit kanë zbuluar se ata prodhojnë melodi dukshëm të ndryshme, duke reflektuar gjuhët që kanë dëgjuar kur kanë qenë në mitër: dhe duke imituar kështu intonacionin e gjuhës amtare, foshnjat gjermane kanë tendencë të ndryshojnë me shpejtësi tonin nga një më i lartë në një të ulët, ndërsa francezët e vegjël priren të qajnë duke intonuar zërin lart.

Dëgjimi dhe imitimi

Ekspertët shpjegojnë se dëgjimi dhe imitimi janë thelbësore për zhvillimin e gjuhës: në bark, fetusi mund të dëgjojë ritmin dhe melodinë e zërit të nënës së tij, e njohur si “prozodi”. Dhe, megjithëse pas lindjes foshnjat mësojnë të imitojnë tinguj të ndryshëm, ato që kanë dëgjuar në barkun e nënës mbetet një udhëzues i dobishëm për interpretimin e tingujve që vijnë nga njerëzit përreth tyre.

Fëmijët që rriten në familje dygjuhëshe përdorin ritmin dhe melodinë për të dalluar dy gjuhët.

Lexo edhe: Studimi: E qara i ndihmon bebet të flenë më mirë


  1. Si ndikon nëna tek e qara e fëmijës? – Pergrate

    […] Si ndikon nëna tek e qara e fëmijës? […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për nënën që nuk i...

"Epo, ai është kaq i vogël!" Këto fjalë më vrasin sa herë që i dëgjoj. Është ndryshe kur e quaj kikirikun tim të vogël, unë jam nëna e tij. Nuk...

Kontakti lëkurë me lëkurë edhe...

Gjatë pandemisë së Covid-19, Shoqëria Italiane e Neonatologjisë (SIN) lëshoi ​​indikacione për të lejuar prindërit në njësitë e kujdesit intensiv neonatal të luanin një rol aktiv në mirëqenien e fëmijës...

Frymezuar nga qumeshti i gjirit!

Frymëzuar nga qumështi i gjirit! Aptamil Pronutra-ADVANCE Për më shumë se 40 vjet, skuadra e përbërë prej më shumë se 500 shkencëtarë dhe ekspertë të NUTRICIAS, ka qënë pioniere e...

Pelena ekologjike PINGO vjen tek...

Shëndeti i fëmijëve ka qenë, është dhe do të jetë, pa dyshim gjëja më e rëndësishme për të gjithë prindërit, por jo vetëm për ta. Duke marrë në konsideratë kërkesat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X