Si ndikon në sjelljen e fëmijës nëse prindi zgjedh të mos bëjë fëmijë tjetër?

Miq, në botën e sotme gjithçka lëviz shpejt, për çdo gjë kërkohet që të keni një gjendje të mirë financiare, përfshirë këtu edhe rritjen e fëmijëve.




0 0

Që kur lind fëmija ka nevoja të ndryshme, që nga ushqyerja, shëndeti, arsimi, argëtimi etj, dhe shumë prej nesh vendosin të jenë prind i një fëmije të vetëm duke zgjedhur që të balancojmë financat tona, pa cenuar aspak kujdesin që mund t’i japim fëmijës sonë.

Motivi për këtë është vetëm kujdesi i duhur dhe i mirë për fëmijën.

Një faktor tjetër që qëndron prapa këtij mendimi është se prindërit zakonisht punojnë dhe nuk kanë kohë për t’u kujdesur për fëmijët. Fëmijët kanë nevojë për kohë dhe lumturi.

Por çfarë ndodh kur kemi zgjedhur të kemi vetëm një fëmijë?

Duke qenë prindër të një fëmije të vetëm ne balancojmë kohën dhe financat tona dhe përpiqemi të kujdesemi për fëmijën tonë. Por a është kjo totalisht e vërtetë?

Çdo fëmijë ka nevojë për një shoqërues të vazhdueshëm. Edhe kur rritet pak fëmija gjithashtu ka nevojë për një shoqërues me të cilin mund të luajë, dhe ka nevojë të kalojë kohë me prindërit, të afërmit dhe fëmijët e tjerë. Ju mund të bëni gjithçka për fëmijën tuaj, por lumturia që ai merr kur luan me fëmijë të tjerë është e pazëvendësueshme.

Ekziston gjithashtu një problem sa i përket sjelljes dhe të menduarit. Depresioni është një sëmundje e lidhur me sjelljen, mendimin dhe emocionet, dhe ka shumë studime që tregojnë se edhe fëmijët e vegjël mund të preken nga kjo gjendje.

Sidomos nëse fëmijët nuk kalojnë kohë me prindërit e tyre apo edhe nëse kalojnë kohë me prindërit por jo me fëmijë të tjerë, ata mund të preken nga depresioni që në moshë të mitur.

Studiuesit madje i këshilllojnë prindërit që herë pas here të sakrifikojnë karrierën për fëmijën e tyre, duke e bërë me alternime me njëri-tjetrin.

Këto sakrifica ia vlejnë kur shpëtojnë lumturinë e fëmijës suaj! Nëse një fëmijë që është prekur nga depresioni dhe nuk vihet re ai mund të humbë “shpirtin edhe mendjen” për shkak të kësaj gjendjeje.

Ndërsa prindërit punojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre, në disa raste, disa vendime duhet të merren për t’i bërë gjërat në mënyrë të drejtë.

Pra, miq, ju lutemi mos i dhuroni vetminë fëmijës suaj për shkak të zgjedhjeve që bëni në jetë.

Lexo edhe: Motrat dhe vëllezërit na shtojnë jetën, ja pse nuk duhet ta lini të vetëm fëmijën tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X