Si ndikon çaji jeshil kur ushqej fëmijën me gji?

0 0

Një filxhan çaj jeshil mund të jetë një mënyrë e mirë për të filluar ditën. Por, kur jeni duke ushqyer fëmijën me gji, gjithçka që konsumoni mund të transferohet tek fëmija juaj përmes gjirit.

A është çaji jeshil i shëndetshëm për fëmijën tuaj?

 Po, është e sigurt të pini çaj jeshil në sasi të moderuar, pasi nuk do të ketë ndonjë efekt anësor tek foshnja. Megjithëse ka pak prova shkencore që mbështesin këtë pohim.

Megjithatë, ju duhet të zgjidhni çaj jeshil që përmban vetëm çaj dhe asnjë përbërës tjetër. Efektet e bimëve të shtuara në çajin jeshil janë të panjohura dhe mund të jenë të pafavorshme ndaj një foshnjeje.

Sa çaj jeshil është i sigurt kur ushqeni fëmijën me gji?

Vetëm dy filxhanë në ditë, prej rreth 237 ml, janë të sigurt. Çaji jeshil është i pasur me disa antioksidantë, por gjithashtu përmban kafeinë. Ekziston rreth 29 mg kafeinë në një filxhan të vetëm (237 ml) ndërkohë që sasia e përditshme e kafeinës (nga të gjitha pijet) gjatë laktacionit nuk duhet të kalojë 300mg në ditë. Ekspertët sugjerojnë të qëndroni nën këtë kufi dhe të kufizoni konsumin e çdo pije me përpmbajtje kafeine. Mbani mend se mund të konsumoni ushqime të tjera me kafeinë si çokollatë, kafe etj. Prandaj, do të duhet të rregulloni pirjen e çajit të gjelbër në mënyrë të tillë që konsumi total i kafeinës nga burime të shumta të mos i kalojë kufijtë e lejuar. Tejkalimi i kufijve mund të dëmtojë fëmijën tuaj.

Çfarë ndodh nëse konsumoni çaj jeshil me tepricë?

Pirja e tepërt e çajit të gjelbër bën që tek fëmija juaj të transferohet një sasi e lartë kafeine. Efektet anësore të saj janë:

  • Ndjeshmëria;
  • Lëvizja e shpeshtë e zorrëve;
  • Diarre;
  • Zgjimi dhe gjumi i parehatshëm ;
  • Të qara pa pushim.

Më pak se 1% e kafeinës filtrohet në qumështin e gjirit, por disa foshnje janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës për shkak të tolerancës më të ulët. Jini vigjilentë për ndonjë shenje të efekteve anësore edhe kur konsumoni çaj jeshil brenda kufijve të sigurt.

A e redukton çaji jeshil sasinë e qumështit të prodhuar?

Nuk ka prova shkencore që vërtetojnë se çaji jeshil redukton prodhimin e qumështit ose e heq atë tërësisht. Megjithatë, një lëndë kimike e quajtur tanin, e gjetur në mënyrë natyrale te çaji mund të pengojë thithjen e hekurit në trup. Kjo ndodh kur çaji jeshil konsumohet në sasi të tepërt me ushqime të pasura me hekur si perimet me gjethe jeshile. Nuk ka ndikim kur konsumohet me ushqime me bazë shtazore si mishi, që përmbajnë hekur. Por, për të qenë të sigurt shmangni konsumin e çajit jeshil me ushqimin. Hendeku mes konsumit të çajit jeshil dhe ushqimit duhet të jetë rreth 3 orë.

Lexo edhe: A mund te pi caj jeshil ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X