Si mund ta ushqej femijen gjate nje udhetimi?

0 0

Nuk mund të themi se ushqyerja e fëmijës gjatë udhëtimit është edhe aq e vështirë, gjithsesi nuk është e thjeshtë sa ushqyerja e fëmijës në shtëpi.

Gjidhënia është një mënyrë e mirë për të udhëtuar e qetë. Nëse mendoni se do të ishte më mirë të mos ekspozonit gjirin tuaj ndërsa fëmija juaj pi, mund të vendosnit sipër një copë të hollë ose çarçaf të vogël. Një alternativë mund të ishte nxjerrja e qumështit të gjirit, të cilin fëmija mund ta pijë më pas me biberon. Nëse nuk do të nxirrni një sasi të mjaftueshme qumështi për gjithë udhëtimin tuaj, mund të vendosni në çantën tuaj personale pompën e gjirit.

• Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me qumësht formule mund të përdorni paketimet e gatshme, pra në formë lëngu, të cilin mund t’ja jepni fëmijës ta pijë edhe në temperaturë ambient. Nëse fëmija e dëshiron qumështin e ngrohtë mund të përdorni një termus.

• Nëse fëmija juaj ushqehet me ushqime të ngurta mund të përdorni kavanozat e gatshëm, ose mund të paketoni në tasa të vegjël plastikë ushqimin e përgatitur në shtëpi. Përpiquni të merrni me vete ushqime që nuk shkrijnë, si edhe merrni më shumë ushqime të vogla (finger food) si për shembull tortë orizi, fruta dhe perime të prera në copa, drithëra të thata etj.

• Merrni gjithmonë me vete më shumë ushqim se zakonisht. Nuk i dihet asnjëherë, mund të ndodhë që ushqtimi të zgjasë më shumë për shkaqe të ndryshme.

• Kini parasysh se ushqimet e blerë në supermarket (homogjenizatët) durojnë më shumë në temperaturë ambient, krahasuar me ato të bëra në shtëpi.

• Mos harroni të merrni me vete 2-3 lugë për të ushqyer fëmijën, frulatorin për ditët që do të qëndroni në udhëtim, si edhe shumë gushore.

• Udhëtimi me avion mund ta komplikojë disi proçesin, megjithatë ekzistojnë disa opsione për ta ushqyer në mënyrën e duhur fëmijën tuaj. Një mënyrë e mirë për ta bërë fëmijën të ndihet më mirë gjatë uljes dhe ngritjes së avionit në pistë, është dhënia e gjirit ose qumështit me biberon (qoftë formule apo gjiri). Kjo do të lehtësojë shqetësimin që shkaktohet zakonisht tek veshët e fëmijës për shkak të presionit të ajrit.

• Në shumë raste personeli i avionit do të ndihet i lumtur të ngrojë për ju qumështin e fëmijës, për këtë arsye mund të kërkoni ndihmën e tyre në çdo moment.

• Nëse fëmija ushqehet me ushqime të gatshme mund t’i merrni ato me vete qofshin të blear apo të përgatitura në shtëpi. I vendosni në qese të vogla dhe i merrni me vete ne avion.

• Rregullat që përjashtojnë marrjen me vete në avion të lëngjeve apo ushqimeve nga jashtë, nuk përfshijë ushqimet apo qumështin e fëmijës. Gjithsesi mund të ndodhë që personeli i kontrollit t’ju kërkojë t’i hapni për kontroll.

• Disa linja ajrore ofrojnë ushqim për fëmijë, merrni parasysh se nëse fëmija është në fillim të ushqyerjes me ushqime të ngurta mund ta ketë të vështirë të pranojë një shije të re, ndryshe nga ajo që është mësuar deri tani.

Lexoni me shume: Udhetimi ne avion me femije te vogel

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X