“Si m’u desh të sakrifikoja një këmbë që të shpëtoja jetën e vajzës sime”

Një grua 29-vjeçare nga Teksasi, e cila u përplas me motor kur ishte shtatzënë vendosi që të priste këmbën, në vend që ta ruante atë, për të mbrojtur fëmijën e palindur nga rreziqet e operacioneve të shumta që mund të duheshin.




0 0

Caitlin Conner, 29 vjeç ishte duke hipur në pjesën e pasme të motoçikletës së burrit të saj të saj Jaylon, në maj 2014, kur një taksi  ndryshoi korsi dhe përplasi motorin.

Conner u dërgua në spital me disa lëndime të rënda, duke përfshirë kockat e thyera në këmbët e saj, një arterie të copëtuar dhe djegie nga fërkimi dhe rrëshqitja në rrugë.

Këmba e saj e majtë ishte dëmtuar rëndë nga përplasja.

Disa orë më vonë, një infermiere dha lajmin se Conner ishte katër javë shtatzënë, që do të thotë se ajo do të mund të kryente vetëm anestezi dhe ilaçe minimale për dhimbjen pasi për të shpëtuar këmbën e saj do të duheshin operacione.

Pas gjashtë ndërhyrjeve që iu bënë brenda dy javëve (duheshin shumë të tjera), Conner vendosi të amputojë këmbën e saj të majtë poshtë gjurit, sepse ajo dëshironte të mbronte fëmijën e saj të palindur, e cila mund të përpallej me efektet e operacioneve.

Që prej lindjes së vajzës në shkurt 2015, Conner zbuloi pasionin e saj për sporte për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe tani garon në çiklizëm, vrapim dhe not.

Conner tha që ajo dhe ish-burri i saj ishin duke shkuar në shtëpinë e prindërve të tij kur ndodhi aksidenti.

“Sapo mësova se isha shtatzënë, kuptova se duhet të kujdesesha edhe për dikë tjetër dhe nuk u përqëndrova vetëm tek vetja ime”, tha ajo.

‘Gjithçka kishte të bënte me fëmijën. Këmba ime nuk më përcakton si person, por mbajtja e foshnjës sime e bën në një farë mënyre. ‘

Conner pranon se të mësuarit për të ecur me një protezë ishte e vështirë pasi trupi i saj po ndryshonte me luhatjen e peshave dhe efekti i shtatzënisë në shpinë ndikoi në ekuilibrin e saj.

Por ajo tha që qëllimi i saj ishte të niste të ecte para dhe ajo e lindi vajzën, Tinley më 13 shkurt 2015.

Pas shumë kohësh, Conner filloi të bënte CrossFit për të ndërtuar muskujt dhe u bë më e fortë për t’u kujdesur për vajzën e saj.

“Fillova të bëj sa më shumë sporte të jetë e mundur vetëm për të parë se çfarë mund të bëja dhe gjeta një dashuri për notin, çiklizmin, skijimin, patinazhin dhe boksin,” tha ajo.

Ajo tha se dëshiron të frymëzojë të tjerët të provojnë gjërat që i trembin.

‘Gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë është të provosh!’ Tha Conner. “Unë isha aq e vetëkënaqur me jetën që bëja më parë dhe nuk mund të më pengonte humbja e këmbës për të bërë një jetë sa më të gjallë.

Lexo edhe: Sakrificat qe duhet te beje nje nene me femije 2 vjec






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X