Edhe buzëqeshjet janë në rrezik për shkak të pandemisë. Mbi 18 muaj luftë me Covid-19 kanë pasur një ndikim të fortë negativ në shëndetin e qytetarëve, të cilët kanë neglizhuar kujdesin dhe parandalimin në shumë aspekte, përfshirë shëndetin oral.
Tek dentisti për raste urgjente
Sipas të dhënave të disponueshme për Italinë, në fakt, rreth një e treta e italianëve gjatë periudhës së pandemisë shkonin tek dentisti vetëm për urgjenca kundrejt vetëm pak më shumë se një të katërtës së vizitave në klinikat dentare për kontrolle rutinë. Gjithashtu urgjenca shëndetësore për shkak të Covid-19 ka penalizuar ndjeshëm aksesin në parandalimin dhe kujdesin dentar, edhe për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë në mënyrë të pashmangshme.
Kjo është panorama që del nga një hulumtim i kryer nga universitetet e Milanos dhe Bernës në një kampion prej 30 mijë italianësh që tregon një përkeqësim të qartë të gjendjes shëndetësore të zgavrës së gojës dhe zakoneve në lidhje me parandalimin dhe shëndetin oral. Hulumtimi, i kryer në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Stomatologëve Italianë (Andi), u prezantua gjatë muajit të 41-të të Parandalimit Dentar.
Mendimi i ekspertëve
Autorët shpjegojnë se është shumë e rëndëssishme që të adresohet ky problem në struktura të larta nga institucionet, të cilët duhet të nisin një manifest për kulturën e parandalimit, me rezultate të prekshme dhe të matshme.
Asnjëherë mos e neglizhoni parandalimin për shëndetin e buzëqeshjes: një vizitë te dentisti duhet të rezervohet rregullisht, të paktën një herë në vit.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?