Një nga pyetjet që u bëhet shpesh fmëijëve sa herë takojnë të rritur është “Shkon mirë me mësim ti? Hë si je ti, nxënës i mirë?”.
Këtë tematikë ka ngritur pediatrja dhe psikologia për fëmijë Lira Gjika në rrjetet e saj sociale, e cila gjithashtu ka qenë e ftuar në programin “Rudina” për të shtjelluar më tepër çështjen e për të shpejguar gjithë ndikimin që ka tek fëmijët.
Ajo shpjegoi se një situatë e tillë, aq më tepër kur prindi hesht, fëmijës i vret sigurinë tek vetja, pra ndihet i braktisur nga prindërit dhe e dyta, i vret kënqësinë e të mësuarit. “Fëmija ka kënaqësi të mësojë gjëra të reja, por për fat të keq me këto ndërhyrjet tona nuk i bëjmë shkollën të bukur që fëmija të shkojë me atë që do mësojë një gjë të re. Asnjëri nuk e pyet fëmijën se çfarë gjë të re mësove sot në shkollë dhe asnjëherë nuk i thonë fëmijës e shikon sa punë të bukur ke bërë, kur hyre në shkollë nuk dije asnjë gërmë dhe tani i di gjithë gërmat”- thotë pediatrja.
Ajo këshillon që sa herë një i rritur që nuk është pjesë e familjes të pyesë fëmijën për mbaravajtjen në shkollë, prindi duhet t‘i vendosë dorën në sup dhe t’i thotë që fëmija im më nderon, është i zoti dhe mëson çdo ditë gjëra të reja. Duke i vënë dorën në sup i tregon që ai të mos ketë frikë, është me mamin, me babin, gjyshen apo gjyshin. Ne këto gjëra të buta, fine, kemi vështirë t’i bëjmë.
Dhe së fundmi pediatrja dhe psikologia Lira Gjika sugjeron që fëmijën të mos e pyesin si shkon me mësime, por ta pyesim rreth gjërave të reja që ka mësuar, gjithmonë duke i treguar edhe ne për veten kur kemi qenë më moshën e tij.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu