Si i veshin çorapet gratë shtatzëna/ VIDEO

0 0

 

Komediana Amy Schumer është padyshim një nga gratë shtatzanë që ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj momente nga shtatzania, duke i përditësuar ata me të rejat më të fundit.

Këtë konstatim, ajo e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit në Instagram, ku tregon sesi të vishni çorpaet në shtaztani.

“Nëse jeni shtatzënë, ashtu si unë dhe ju doni të vishni çorapet tuaja, është e lehtë. Së pari, këmbën e majtë “, thotë ajo ndërsa bën pjesën e parë të punës relativisht shpejt. “Mirë, një shqetësim i vogël, por jo një problem i vërtetë”.

Dhe sapo Schumer mendonte se po ia dilte lehtë, këmba e djathtë  “mori hak”. “Dhe pastaj vazhdojmë me këmbën e djathtë. Duhet vetëm … është e lehtë”, thotë ajo me një sjellje të gëzuar, ndërsa përpiqet, por nuk ia arrin të marrë këmbën e saj të djathtë për të veshur çorapen.

“Dhe kjo është të jesh shtatzënë,” komenton ajo pasi ka shtrënguar këmbën dhe krahun e saj për të marrë çorapen e për të qëndruar në këmbë. Dhe gratë shtatzëna kudo ndihen kështu. Mos kini frikë, nëna, në kohën e duhur fëmija juaj do të jetë më në fund me ju dhe rutina juaj prej dhjetë minutash për të veshur çorapet do të jetë një kujtim i zbehur nga një kohë e largët.

Megjithëse komediania përpiqet të ruajë pozitivitetin, ajo ka kaluar gjithashtu vështirësi gjatë shtatzanisë së saj.

View this post on Instagram

#itssoeasy vid by @kimcaramele

A post shared by @ amyschumer on

Lexo edhe: Veshtiresia ne frymemarrje gjate shtatzanise, perse ndodh?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X