Si i shpëtova dhunës së bashkëshortit tim?

0 0

 

Teksa shihesha në pasqyrë dhe lyeja pjesën poshtë syve me krem, po mendoja të mos pastroja dhëmbët me fillin dentar. E dija se momenti kur shkonim në shtrat, nuk ishte koha e përshtatshme për të biseduar me bashkëshortin tim Xhonin, por gjyshi im i sëmurë më vinte në mendje.

“Kam qenë duke menduar për gjyshin”, – i thashë.

“Ok, shumë mirë”, – ma ktheu.

Në atë moment duhet ta kisha kuptuar që kjo ishte një shenjë se duhej lënë me aq, por unë vazhdova më tej. Në tonin e tij, kuptohej që nuk kishte dëshirë për të biseduar, por unë vazhdova derisa përfunduam në fjalë të rënda si “divorc” dhe “vafsh në djall”.

Mesa duket, unë e kisha kaluar cakun e tim shoqi. Ai u ngrit nga krevati dhe erdhi drejt meje. Krejt papritur e gjeta veten të shtrirë mbi tavolinë dhe me duart e tij rreth qafës sime.

Por, nuk më trembën këto më shumë. Gjëja më e frikshme ishte fytyra e tij, i skuqur dhe i mbushur me inat. Ai kishte qenë i dhunshëm edhe më parë, por këtë herë vërtet që nuk e njoha fare.

Ia dola t’i shpëtoja, e shtyva dhe ai mbeti përtokë, me krahun e lënduar. Ndryshe nga ç’do të kisha bërë herët e tjera që të shkoja ta qetësoja, këtë herë mora guximin t’i telefonoja motrës së tij për të shkuar tek ajo.

Unë isha shpërngulur të jetoja me të, duke lënë të gjithë nejrëzit e mi larg dhe i vetmi person i afërt që kisha ishte motra e tij.

Ai më bërtiste të mos largohesha, por nuk e dëgjova, pavarësisht se më kërkonte falje.

Ika, e megjithatë të nesërmen u ktheva.

Më përshëndeti sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që unë i thashë se kjo gjë duhej të ndalonte. Përgjigja e tij më lëndoi më shumë edhe se dhuna e një nate më parë. Më tha se ai nuk kishte bërë asgjë të gabuar, pasi unë e kisha provokuar duke kaluar kufijtë.

Abuzimi i tij verbal kishte nisur që në takimet tona të para, ndërsa dhuna fizike kur filluam të jetonim bashkë. Unë gjeja shumë justifikime. Mendoja se e kishte nga stresi që nuk po gjente punën që donte. Por ai e gjeti punën dhe gjithçka vazhdoi njësoj, ose duke u përkeqësuar. Asgjë nuk funksiononte, e unë megjithatë mendoja se duhet të gjeja unë sjelljen e duhur që të kishim harmoni bashkë.

Unë qëndrova me të jo sepse kisha frikë të largohesha, por sepse mendoja se po të gjeja mënyrën e duhur do e bëja shumë të lumtur.

Megjithatë, sa më shumë kohë kalonte aq më shumë e kuptoja që kjo nuk ishte e mundur.

Kur im atë ndërroi jetë dy vite pas gjyshit, unë shkova në vendlindje e shkatërruar. Kisha humbur dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës. Tashmë kisha edhe një vajzë dhe atje njoha një person shumë të dashur, që më bëri për vete në ato ditë qëndrimi. Ai më kërkoi të largohesha me të e të nisja një jetë të re.

Megjtihatë u ktheva te im shoq dhe i tregova gjithçka. Përgjigja e tij ishte shokuese: Nuk ke pse më tregon kur më tradhton, as unë s’të kam treguar.

Më befasoi dhe vendosa të largohesha prej tij.

Tani me një vajzë të vogël, me një divorc dhe me një perosn të ri në jetën time e kuptova se ç’duhet të bëja.

Shkova tek një terapist dhune, u anëtarësova në një qendër që mbron gratë e dhunuara, më siguruan strehim, mbrojtje e gjithçka që më nevojitej.

Tani e di ekzaktësisht se kur mori fund martesa ime. Jo kur unë fillova të kisha ndjenja për dikë tjetër, as kur më vuri duart në fyt mbi tavolinë, por kur u ktheva të nesërmen dhe ai pa pikë turpi justifikoi dhunën, duke më bërë mua fajtore.

Lexo edhe: Si te mbrojme femijen nga te gjtiha llojet e abuzimeve?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X