Si formohet tek femija koncepti i gjinise?

0 0

Që nga momenti që prindërit dëgjojnë fjalën “është djalë” apo “është vajzë”, ata kanë një ide të qartë se si do të sillet fëmija i tyre, çfarë do të veshë e mbase se cila do të jetë karriera e tij. Por, sipas studimeve, krijimi i identitetit gjinor bazohet në një numër të madh faktorësh që zhvillohen kryesisht në vitet e fëmijërisë së hershme.

Ekspertët tregojnë se…

Sipas studimeve, identiteti gjinor, pra që fëmija të ndiejë nëse është djalë apo vajzë, fillon që nga mosha 8 – 10 muajshe. Gjatë vitit të dytë, fëmijët e vegjël mund të dallojnë se ka ndryshime fizike mes djemve dhe vajzave. Kur mbushin 3 vjeç, ata mund të thonë nëse janë vajza apo djem dhe kur bëhen 4 vjeç kuptojnë që identiteti i tyre gjinor është i pandryshueshëm, pra që do të jenë djem apo vajza për një kohë të gjatë.

Ndryshimet gjinore në zhvillimin e hershëm të trurit

Truri i meshkujve dhe i femrave nuk funksionon në të njëjtën mënyrë. Në përgjithësi truri i meshkujve është pak më i madh se i femrave. Djemtë përdorin dy hemisferat e trurit në mënyrë më të pavarur në detyra të tilla mendore, si eksplorimi i mjedisit apo i të folurit. Për të njëjtat detyra, femrat i përdorin të dyja hemisferat në mënyrë të njëjtë. Nga ana tjetër, në shumicën e aftësive njohëse vajzat janë më të zhvilluara se djemtë: shikimi, kujtesa, dëgjimi, nuhatja, prekja janë më të zhvilluara te foshnjat femra. Ato janë më sociale, reagojnë më shpejt ndaj zërit dhe fytyrës së prindit.

Vajzat janë më të përparuara edhe në aftësitë e motorrike të aftësive gjuhësore. Vetëm në moshën 3 vjeçare djemtë jua kalojnë vajzave në integrimin e aftësive vizualo-hapësinore. Ndërkohë vajzat janë më të zhvilluara në aftësi verbale, si për shembull në njohjen dhe identifikimin e shprehjes së ndjenjave në fytyrën e dikujt. Sigurisht që ka vajza me aftësi shumë të mira orientimi në hapësirë siç ka edhe djem me aftësi të mira verbale.

Përse janë të rëndësishme të njihen ndryshimet midis vajzave dhe djemve?

Këto ndryshime mes djemve dhe vajzave duhen parë nga prindërit si një mundësi që të punojnë me fëmijët për të kompensuar ato prirje që janë të ndryshme nga njëra gjini në tjetrën. Kështu, nëse u japim mundësi djemve të kryejnë aktivitete dhe lojëra që zhvillojnë aftësitë e tyre verbale, përmes bisedave dhe lojërave me fjalë ata mund ta përmirësojnë këtë aftësi.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X