Aktorja e njohur Reese Witherspoon, rrëfen eksperiencën e saj të mëmësisë, karakterizuar nga një sinqeritet ku mund ta gjejnë veten shumë nëna. Fëmijën e saj të parë ajo e lindi në moshën 22 vjeçare 20 vjet më parë, të dytin në moshën 27- vjeçare, ndërsa të tretin kur ishte 37 vjeçe.
Me pak fjalë ajo ka përjetuar mëmësinë dhe ka fituar eksperiencë në periudha shumë të ndryshme të jetës së saj si në fillimet e të 20-ave, në fund të tyre dhe afro të 40-ave.
Lidhur me eksperiencën e parë, ajo tregon se ishte disi e papërgatitur se çfarë e priste pasi të bëhej me fëmijë.
“Unë jam bërë nënë që në vitin 1999. Mbeta shtatzënë kur isha 22 vjeçe. Linda kur isha 23 vjeçe. Të jem plotësisht e sinqertë, ishte e frikshme. U frikësova. Nuk dija se çfarë do të bëhej në lidhje punën ose karrierën time”.
Ajo vazhdoi të përshkruajë humbjen e plotë të pavarësisë dhe zhvendosjen e të gjitha mendimeve tek e bija që tashmë është 20 vjeçe.
“Ti nuk mendon më a ke ftohtë apo vapë, por mendon nëse fëmija ka ftohtë ose vapë”.
Lidhur me moshën e të bërit nënë, rrëfimi i saj u duk disi kontradiktor. Për të, mëmësia në moshë të re ishte shumë më e lehtë, të paktën fizikisht se në moshë më të avancuar.
“Të lindësh një fëmijë në moshën 37 vjeçare është shumë më e vështirë”, – tregon ajo. “Megjithatë, ky është mendimi im nisur nga përvoja që unë kam, por çdo grua dhe çdo nënë duhet të bëjë atë që është e drejtë për të”.
Aq shumë e respekton aktorja lirinë e çdo njeriu për të marrë vetë vendimet e veta, saqë shprehet se vlerëson shumë zgjedhjen e grave që nuk duan të lindin fëmijë.
Një tjetër mesazh i rëndësishëm që ajo përcolli, ishte edhe fakti që një grup i madh nënash që ka njohur në yoga, e ndihmon shumë në rrugëtimin e saj të mëmësisë.
Ajo e ka pasur të vështirë në fillim, u bë nënë e re, ishte larg nënës së saj dhe grupi i nënave që njohi në yoga e ndihmoi shumë për të qenë një mama e mirë.
Kështu, ajo thotë se po aq sa të ndihmon siguria financiare për të rritur një fëmijë, aq e rëndësishme është edhe të kesh rrethin e duhur që të ndihmon.
Lexo edhe: Aktorja e famshme tregon si është të bëhesh nënë pas të 40-ave
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu