Masazhi ndihmon fëmijën në qetësimin e dhimbjeve të barkut ( kolikat ), të qarave, ul nivelin e stresit, përmirëson cilësinë e gjumit, i ndihmon ata të ndihen mirë me veten si edhe të njohin më mirë trupin e tyre.
Sipas ekspertëve të masazhit, fëmijës mund t’i bëhët masazh që nga dita e dytë e lindjes, sigurisht në një mënyrë ndryshe nga ajo që mund t’i bëhet në vazhdim, kjo pasi çdo mënyrë masazhi duhet të përshtatet me moshën që fëmija ka.
Si të masazhojmë një fëmijë nga 0-18 muaj?
Gjatë muajit të parë fëmija “vlerëson” masazhet që i bëhen në shpinë, duke filluar nga lart-poshtë. Deri në vitin e parë të jetës masazhi duhet të jetë duke përdorur lëvizje në formë rrethore, i cili duhet bërë duke përdorur jo vetëm gishtat, por gjithë dorën.
Dora e hapur mund të kalojë edhe në gjoks, te krahët si edhe në këmbët e fëmijës. Për pjesën e poshtme të këmbës duhet të përdorni gishtat e mëdhenj të duarve, duke masazhuar nga thembrat e këmbëve drejt gishtave.
Ju duhet të keni kujdes që të mos e gudulisni fëmijën pasi kjo gjë nuk i pëlqen. Prekja juaj duhet të jetë e ëmbël dhe e fortë njëkohësisht.
Si të masazhojmë një fëmija nga mosha 18 muaj-3 vjeç?
Masazhi në këtë moshë duhet të praktikohet në formën e lojës duke e vendosur fëmijën në pozicion të ulur.
Ju duhet t’i përshtateni dëshirës së fëmijës për të zbuluar gjëra të reja. Forma e masazhit duhet të jetë e tillë që t’i krijojë fëmijës ndjesinë e “vizatimit” së diçkaje në kurriz dhe bark, ose ndjesinë e kalimit të një merimange.
Si të masazhojmë një fëmijë më të madh se 3 vjeç?
Ju mund të përdorni qirinj, muzikë dhe batanije të vendosura në tokë. Të gjitha këto do t’i japin fëmijës ndjesinë e të qënit në një qendër masazhi.
Në këtë moshë ju mund të përdorni teknika të ndryshme së të bërit masazh dhe më pas do të jetë fëmija që do t’ju tregojë të parapëlqyerën.
Ju mund t’i bëni fëmijës masazh duke përdorur vetëm gishtat të cilat do të lëvizin nga pjesa e shpatullave drejt fundshpinës, ose duke e masazhuar me lëvizje rrethore, sidomos në pjesën e shpinës.
Këshilla të cilat mund të praktikohet për të gjitha moshat:
– Ju mund të hidhni pak vaj bajamesh në duart tuaja para fillimit të masazhit, gjë e cila do t’i japi fëmijës më shumë kënaqësi.
– Evitoni masazhet nëse fëmija juaj ka temperaturë apo ekzema në trup.
– Masazhi duhet bërë në një moment që edhe ju të jeni e qetë. Nëse prisni një telefonatë apo keni një takim me dikë, mund ta shtyni për në një moment tjetër.
Lexoni dhe: Cilat jane vajrat me te mire per te masazhuar femijen tuaj?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu