Si e rrita sasinë e qumështit të gjirit? Përvoja ime personale në luftën për të ushqyer foshnjën me gji.

0 1

Kur mësova se do të bëhesha nënë, isha e bindur se do ta ushqeja të voglin tim me gji. Për këtë as nuk kishte dyshim pasi unë doja ushqim sa më afër natyralitetit. Por vetëm pas lindjes së djalit tim kuptova se ushqyerja me gji nuk është e lehta për të gjitha ne. Në fillim unë nuk e mora shumë seriozisht mungesën e qumështit dhe siç më kishin thënë prisja që sasia e tij të rritej gradualisht.

Kështu javët u kthyen në muaj, por sasia e qumështit në gjirin tim nuk u përmirësua. Mjekët më sugjeruan disa ilaçe por nuk funksionuan. Kështu unë fillova rrugëtimin tim për sfidën e ushqyerjes me gji dhe ja se çfarë kam mësuar gjatë gjithë rrugës.

1.Ushqeni me gji sa më shpesh që të jetë e mundur.

Kjo është pika më e rëndësishme për t’u kujtuar pa marrë parasysh se çfarë punësh keni në përditshmëri. Sa më shumë që ushqeni fëmijën me gji, aq më shumë qumësht ju prodhoni. Edhe pse në atë kohë unë nuk mendoja se po prodhoja qumësht, e ushqeva fëmijën tim të parë me gji dhe më pas i jepja atij ushqim me biberon. Ndonjëherë kam dashur të heq dorë dhe të filloja ushqyerjen me formulë, por vazhdova ushqyerjen me gji dhe gradualisht prodhimi i qumështit filloi të rritet.

2.Pompimi i gjirit duhet të jetë stërvitja juaj më e re.

Pompimi stimulon gjoksin për të prodhuar qumësht. Lëvizja e pompës imiton veprimin e fëmijës që ushqehet me gji. Përveç ushqyerjes me gji çdo 2 orë, pompimi 2 deri 3 herë në ditë gjithashtu ndihmon në rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit. Fillimisht unë isha vetëm në gjendje të prodhoja 10 ml me shumë përpjekje, por duke vazhduar kështu mund të nxirrja 60 ml mesatarisht dhe ndonjëherë edhe 120 ml a më shumë. Dy javë pas pompimit të gjoksit unë ia reduktova dhënien e biberonit djalit nga 7 në 3 ose 4 herë në ditë, ndërsa tani ja jap vetëm dy herë në ditë.

 3.Pini më shumë ujë.

Uji gjithashtu ndihmon në rritjen e sasisë së qumështit pasi që ju mban të hidratuara. Idealisht rekomandohet që të pini 4 litra në ditë por unë nuk pija kaq shumë. Megjithatë sa herë që pija ujë shumë vija re ndryshimin. Po ashtu, duke pirë ujë të ngrohtë duket se më ndihmonte më shumë se sa kur pija ujë të ftohtë.

4.Merrni kohën e duhur që ju duhet për gjumë.

Mos e nënvlerësoni fuqinë e gjumit qetësues. E di, me një të porsalindur është e vështirë të gjeni kohë mjaftueshëm, por gjumi është në proporcion të drejtë me furnizimin me qumësht për disa nëna dhe ky ishte edhe rasti im.

 5.Flini më shumë gjumë.

Edhe pse fëmija nuk ju lë të flini gjumë, përpiquni të flini pasi fle ai ose në momentet që atë e zë gjumi. Pas muajit të pare, foshnja fle pak më gjatë kështu që do të bëhet më mirë.

 6.“Don’t worry, be happy” (Mos u shqetësoni, jinni të lumtur).

Kur përpiqeni të ushqeni fëmijën tuaj dhe të mos ju kujtohen këshillat dhe gjykimet që japin njerëzit e tjerë, ju duket si e pamundur të mos stresoheni. Mënyra e vetme për të rritur sasinë e qumështit në gji, është të bindni veten se nuk ka asgjë të keqe edhe nëse nuk keni qumësht mjaftueshëm. Sa i përket gjykimit, kujtohuni që shëndeti i fëmijës tuaj është shumë më i rëndësishëm sesa mendimi i njerëzve të tjerë.

Lexo edhe:Ushqyerja me gji mbron femijen nga tumoret

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X