Si e përkeqëson kripa shëndetin tonë?

0 0

Shumë kripë në tryezë mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut; por gjithashtu mund të dobësojë sistemin imunitar dhe për rjedhojë aftësinë e trupit tonë për të luftuar infeksionet, duke rritur kështu rrezikun për t’u sëmurur.

6 gramë kripë më shumë në ditë

Kjo është e mjaftueshme për të ndikuar në sistemin tonë imunitar. Zbulimin e ka bërë një grup studiuesish të Spitalit Universitar të Bonit me një hulumtim të botuar në revistën shkencore Science, sipas të cilit kripa e tepërt dëmton granulocitet, qelizat përgjegjëse për “pastrimin” e organizmit nga bakteret patogjene, duke ndërhyrë në aftësinë për të mbrohemi nga viruset dhe bakteret.

Për studimin e tyre, studiuesit ndoqën një mostër të vogël prej 10 personash me një dietë të lartë në kripë, domethënë me tre tableta 6 gramëshe përveç konsumimit të tyre të zakonshëm. Vullnetarët atëherë u infektuan me listeri, një bakter që është shpesh shkaku i helmimit nga ushqimi.

Sistemi imunitar i pjerrët

Analizat plazmatike të pjesëmarrësve treguan se granulocitet funksiononin në mënyrë më pak efikase sesa ato të analizuara para marrjes më të lartë të kripës në dietë. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se sasia e lartë e kripës rrit sasinë e kortikosteroideve, siç është kortizoni, i cili tendos sistemin imunitar.

Lexo edhe: Nëse konsumoni shumë kripë jeni duke shkatërruar kockat tuaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X