Si e ndryshon martesën viti i parë pas lindjes së fëmijës?

0 0

Martesa ndryshon kur bëheni prindër. Ne e dimë, ky nuk është informacion i ri. Por vazhdon të përsëritet, sepse mënyrat në të cilat martesa ndryshon kur lindin fëmijët, mund të jenë tronditëse. Rutinat tuaja ndryshojnë. Orari i gjumit tuaj do të shkurtohet. Nivelet e stresit janë të larta. Ka shumë detyra dhe shumë shqetësuese dhe pyetje dhe përpjekje për të gjetur mënyrat më të mira për ato detyra që duhet të përmbushen. Edhe çiftet që kanë themelin më të fortë e gjejnë veten të papërgatitur gjatë vitit të parë të prindërimit. Por ky vit është pikërisht koha që ju jep shumë mësime dhe e bën martesën tuaj shumë më të fortë. Më poshtë keni eksperiencat e shumë prindërve sesi ka shkuar martesa e tyre në vitin e parë të jetës së fëmijës.

Ndryshimi është dramatik

“Ne u martuam disa vjet para se të bëheshim prindër, kështu që tashmë kishim parë një rritje dhe ndryshim (u takuam në kolegj dhe u martuam në moshën 22 vjeçare). Sërisht, pasi u bëmë prindër, ai ndryshim u përshpejtua me të vërtetë – veçanërisht për mua, si nënë. Njerëzit ju tregojnë se prindërimi dhe martesa do të ndryshojnë, por ne ishim aq naivë saqë besonim se me ne nuk do të ndodhte kështu. Po ta kishim pranuar më herët realitetin, do ishim më të përgatitur për ndryshimet që na prisnin”. – Charissa, Virginia

Mbështetja e ndërsjellë është thelbësore

“Kur dy njerëz bëhen prindër, marrëdhënia e tyre mund të rrëshqasë shpejt dhe krejt papritur të bëhet shumë mekanike. A është ushqyer fëmija, kur dhe si? A u vu në gjumë brenda orarit dhe pse jo? Pse është më i qetë se zakonisht dhe a do të thotë se është sëmurë? Edhe nëse keni një rrjet mbështetës për të lehtësuar ngarkesën, në fund të fundit ju të dy do të duhet të merreni dhe të mendoni për çdo detaj të asaj krijese të vogël. Dhe ka kaq shumë detaje sa është shumë e lehtë të mbingarkoheni dhe të harroni tërësisht për ju të dy si çift.

Një tjetër gjë që askush nuk më tha është se kjo metodë mekanike është në rregull. Mbi të gjitha, është e pamundur të shmangni shndërrimin në një person plot shqetësime dhe detyra. Nëse ju mbështetni reciprokisht njëri-tjetirn, do të kalojë. Të paturit një fëmijë ju largon nga identitetet tuaja personale, hobit, dashuritë dhe mërzitjet, por është gjithashtu ajo që ju mban së bashku. Një ditë, do të zgjoheni dhe do të kuptoni se është e mundur të bëni seks 3 minuta një herë në gjashtë muaj dhe të mbani flakën ndezur. Sepse flaka juaj nuk do të jetë shuar “. – Abigail Dixit, Ohio

Do të keni shumë më pak kohë “së bashku”

“Gruaja ime dhe unë ende dalim bashkë njëherë në javë, por unë mendoj se nuk është e mjaftueshme për të kompensuar një javë të tërë që jam në punë ndërsa ajo është e zënë duke punuar nga shtëpia dhe në të njëjtën kohë duke u kujdesur për foshnjën tonë. Do të doja të udhëtonim më shumë, të kalonim më shumë netë vetëm së bashku, të bënim gjithçka nga lista gjërave që na pëlqejnë. Megjithëse e dimë që mund ta bëjmë këtë pasi fëmija ynë të rritet, kalimi i kohës vetëm me bashkëshorten tuaj është një domosdoshmëri dhe një luks këto ditë. Ne duhet të kishim dashur dhe gjetur një mijë mënyra për të kaluar më shumë kohë si çift përpara se të bëheshim prind ”. – Jake, Kent, TN

Oraret dhe rutinat e përcaktuara mirë janë shpëtim

Kur lindi foshnja jonë, befasia jonë më e madhe ishte se sa shpejt filluam të ndiheshim të frustruar me njëri-tjetrin për ndarjen e përgjegjësisë. Të dy ndiheshim sikur po bënim shumë. Ne e kuptuam se duhej të krijonim sisteme dhe orare të reja tani që ishim një familje prej tre vetësh. Kjo eliminoi nevojën për diskutime të rënda ditore – madje edhe për orë – se kush ishte përgjegjës për çfarë dhe kur. Në fund të fundit, ky ishte sekreti për të rivendosur paqen në martesën tonë. Surpriza tjetër e madhe për mua ishte se sa fort reagonte im shoq për vendimet në lidhje me fëmijën. Sado vite të ekn ibashkë dhe sado të mendoni se njihni partnerin, ardhja e fëmijës sjell rrethana të reja që mund të nxisin reagime të reja”.- Lauren Levy, San Francisco, CA

Është në rregull të kërkosh ndihmë

“Ndarja e punëve me njëri-tjetrin është thelbësore dhe megjithatë është në rregull të kërkoni ndihmë, përtej ju të dyve. Kur bëheni prindër, fokusi zhvendoset si një lazer nga njëri-tjetri tek foshnja. Natët e vona, shqetësimet për gjidhënien dhe formulën, mirëmbajtja e familjes, shqetësimet për kthimin në punë… janë shumë. Navigimi i kësaj periudhe tepër intensive para lindjes, menjëherë pas lindjes dhe gjatë tranzicionit, nuk është diçka e lehtë. Por të punosh së bashku është kaq shpërblyese, dhe përsëri është në rregull të kërkosh ndihmë”. – Andrea Ippolito, Nju Jork

Romanca zhvendoset

“Gruaja ime dhe unë jemi shokë të ngushtë. Dhe na pëlqen të kalojmë kohë së bashku dhe të kalojmë netë romantike. Kur kjo u “zhvendos” për ne, ishte vërtet e vështirë. Kemi kaluar nga netët e daljeve të rregullta dhe seksi tre herë në javë, në gjumë kur kemi kohë në seks mbase një herë në disa javë. Ishte e vështirë. Patjetër që jemi ndjerë më larg njëri-tjetrit, por edhe më afër në të njëjtën kohë. Ishte një lloj romance tjetër. Por nëse e kuptoni që kjo është ajo që ndodh – të paktën për një kohë – lidhja që do të ndjeni do të jetë vërtet e fortë. Patjetër që na mungonte ta kishim atë kohë së bashku, por sapo të kuptoni se kjo do të ndodhë sërish, gjërat do të bëhen më të lehta. – Julian, Virginia

Puna në ekip është shumë e rëndësishme

“Gruaja ime dhe unë kemi luftuar për të punuar si ekip, diçka që si prindër, ju kërkohet të bëni gati 24 orë në ditë për 18 vitet e ardhshme. Fëmija ynë është vetëm dy muajsh tani, por vërtet kanë qenë dy muajt më sfidues të jetëve tona. Aftësitë tona të komunikimit ishin të barabarta më parë, por tani duke u përpjekur të menaxhojmë trajtimin e një të porsalinduri, ne të dy jemi aq të përqendruar në kujdesin për vajzën tonë sa nuk po harxhojmë kohë për të komunikuar dhe punuar së bashku për ta bërë këtë më të lehtë. Ne kemi një martesë të shkëlqyeshme, por kur menjëherë i zvogëloni të dy kohët mesatare të gjumit me gati 75 përqind, gjërat ndryshojnë. Ju duhet të mësoni të punoni së bashku përsëri nën stres, ankth dhe mungesë gjumi. Të dy dëshirojmë të kemi më shumë kohë për tu përgatitur për këtë”. – Christopher

Pak xhelozi është e natyrshme, por mos e lini t’ju pushtojë.

Unë u bëra shumë xheloz për lidhjen e gruas time me fëmijën tonë në vitin e parë. Ajo krijoi një lidhje të menjëhershme me të dhe duke qenë se unë punoja, pjesën më të madhe të kohës e kalonin vetëm të dyja. Ndihesha sikur po zija vendin e dytë dhe, ndërsa nuk jam krenar për këtë, padyshim që isha pak i inatosur me gruan time. Kjo zgjati disa kohë, për të cilën më vjen turp sepse gruaja ime po punonte shumë. Duke parë pas, ndjenjat e mia ishin të natyrshme por aspak të dobishme sepse sigurisht që nëna do të jetë më e lidhur me foshnjën. Ia bëra jetën më të vështirë. Ne patëm shumë biseda për këtë dhe situata u përmirësua. Mendoj se ishte thjesht pajtimi i asaj që mendoja se do të ndodhte me realitetin. Por ishte me të vërtetë diçka e papjekur. Ndërsa kalonin javët, gjeta mënyra për të qenë sa më i pranishëm atë vit të parë dhe kjo më ndihmoi. Gruaja ime gjithashtu i kuptoi ndjenjat e mia, gjë që na ndihmoi shumë. Dhe tani? Unë dhe vajza ime jemi shumë të afërt. Dhe martesa jonë është e fortë. – Travis, Çikago

Komunikimi i mirë është gjithçka

“Çiftet e martuar duhet të perfeksionojnë aftësitë e tyre të komunikimit- ose të përpiqen t’i përmirësojnë sa më shumë të jetë e mundur – para se të lindin një fëmijë. Kjo e bën shumë më të lehtë. Duhet të thuash atë që ke për të thënë dhe të mbash një kanal të qartë komunikimi në mënyrë që të qëndrosh i shëndetshëm dhe i lumtur gjatë ditëve të para të rritjes së një fëmije. Komunikimi i gabuar dhe ndjenjat e pathëna janë ato që çojnë në probleme. Për shembull, nëse qëndroni në shtëpi me foshnjën ndërsa partneri juaj shkon në punë, është e lehtë të fillosh të inatosesh sepse i sheh duke u larguar ndërsa bëjnë një ‘pushim’, edhe nëse janë të zënë gjithë ditën. Edhe një gjysmë ore vetëm në makinë është për t’u patur zili ndonjëherë ”. – Lori

Mungesa e gjumit është vërtet problem. Dhe mund të ndikojë vërtet në marrëdhënien tuaj

Duke kthyer shikimin pas, privimi i gjumit që unë dhe gruaja ime përjetuam, patjetër që na dukej sikur po ecnim nëpër një mjegull për tre muajt e parë. Të dy ishim çmendurisht të stresuar dhe thjesht të çmendur në përgjithësi. Ndiheshim si bashkëpunëtorë dhe jo çift, duke ndërruar turne dhe duke u përpjekur të zbulonim gjithçka. Patjetër që kemi pasur luftime të mëdha dhe i kemi ngritur shumë herë nervat njëri-tjetrit. Por e gjitha ishte sepse ishte eksperiencë e re dhe ne ishim të frikësuar të bënim gabime. Mungesa e gjumit bën që gjithçka të rritet, veçanërisht frika juaj. Të paktën ky ishte rasti për ne. Sapo djali ynë filloi të flinte më mirë dhe ne ishim në gjendje të kishim në një orar, të dy e kuptuam se po bënim më të mirën. Kjo na afroi shumë. – Charles, Boston

“Prindi i përsosur ” është një mit

“Prindërimi i përsosur është një mit. Gjetja e ekuilibrit me bashkëshorten kërkon përpjekje, të qeshura, komunikim dhe kompromis. Pa këto, prindërimi bëhet në mënyrë eksponenciale më i vështirë. Gjithashtu, vendosni pritshmëri të mëdha për fëmijët tuaj në gjithçka që ata bëjnë, por dijeni se ata nuk do t’i arrijnë gjithmonë dhe do të jenë plotësisht të qetë me këtë. Është përpjekja ajo që shpërblehet”. – Jack, New York

Lexo edhe: 10 këshilla klasike të prindërimit që i kanë rezistuar kohës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X