“Si e ëma dhe e bija”, gratë fillojnë t’i ngjajnë shumë nënës së tyre pasi mbushin 33 vjeç

0 0

Gratë fillojnë të bëhen si nënat e tyre në moshën 33 vjeçare, ndërsa meshkujt fillojnë të sillen si baballarët e tyre një vit më vonë.

Sipas një studimi të ri mëmësia është ajo që shkakton më shumë ndryshime në personalitetin e femrave, duke u pasuar nga shenjat fizike të plakjes.

Më shumë se gjysma e grave të anketuara pranuan se ato ndaluan rebelimin kundër nënave të tyre pasi mbushën të tridhjetat dhe më pas filluan të silleshin si ato.

Mosha 33 vjeçare, është koha kur shumica e grave të anketuara rrëfyen së dëshironin të ishin si nënat e tyre.

Edhe tek burrat e anketuar u zbulua se fillojnë t’ju ngjajnë baballarëve të tyre në moshën 34-vjeçare (Njëlloj si Princ Harry po i ngjan të atit Charles, i cili është 70 vjeç).

Gratë thanë se shenjat klasike që tregonin se po fillonin të silleshin si nënat e tyre ishin se ato po shihnin të njëjtat shfaqje televizive, po pëlqenin të njëjtat gjëra dhe po përdornin të njëjtat shprehje.

Burrat thanë se filluan të vepronin si baballarët e tyre pasi u bënë vetë baballarë.

Të tjerë treguan se kur filluan t’u shfaqeshin shenjat e moshës së mesme, si rënia e flokëve apo shtimi në peshë etj. Këto ishin tregues se ata po u ngjanin shumë baballarëve.

Madje ata kishin marrë të njëjtat bindje politike si prindërit. Sondazhi u krye në 2000 pjesëmarrës në Angli nga Dr Julian De Silva, kirurg plastik i rrugës Harley.

Duke përshkruar këto rezultate, hulumtuesi tha: Ky studim vërteton se ne të gjithë fillojmë t’u ngjajmë prindërve tanë në një moment të jetës sonë dhe kjo është diçka për t’u festuar. Ata janë njerëzit më të mrekullueshëm në botë. Ne fillojmë të ngjajmë si nënat dhe baballarët tanë në momentin kur fillojmë t’i shohim fëmijët tanë siç na shohin ata ne. Kjo tregon një pjesë të pashmangshme e plakjes, dhe një proces që shumë njerëz duan të shtyjnë për aq kohë sa të jetë e mundur. Dhe është kjo një nga arsyet pse mosha mesatare e kirurgjisë kozmetike po ulet për të dyja gjinitë.

Lexo edhe: 7 gjerat qe e bejne te lumtur nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X