Si duhet t’i perdorim ilacet tek femijet

0 0

Pjesa më e madhe e sëmundjeve të lehta të fëmijërisë shërohen vetë, pa nevojën e asnjë medikamenti. Nëse duhet dhënë një medikament, do të jetë mjeku që do t`ju këshillojë si t’ja jepni, sa herë në ditë dhe për sa kohë duhet ta marrë fëmija. Duhet të ndiqni me kujdes udhëzimet e tij. Në rast se fëmija juaj rebelohet kur doni t’i jepni ta pijë ilaçin, t’i hidhni pikat në hundë, apo në vesh, atëherë kërkoni ndihmën e një të rrituri tjetër që ta mbajë, gjatë kohës që ju po ia jepni këtë ilaç.

Në rast se mjeku ju jep një cikël antibiotikësh që duhet dhënë për një javë, 5 ditë, edhe nëse ju duket se pas 3 ditëve fëmija është mirë, mos ja ndërprisni dhënien e tyre, sepse infeksioni mund të rikthehet. Por, duhet të keni parasysh se antibiotikët nuk janë të vlefshëm kundër të gjitha sëmundjeve. Ato shkatërrojnë shumë bakterie dhe shërojnë fëmijën nga infeksionet që ato shkaktojnë (infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, të rrugëve urinare) por nuk kanë asnjë vlerë në sëmundje të tjera, si për shembull gripi, shytat etj.

Si mund t’ja japim për të pirë ilaçet fëmijës së vogël?
Pjesa më e madhe e ilaçeve për fëmijët e vegjël janë me shije të këndshme dhe fëmijët i pijnë pa shumë problem.
Më poshtë po japim disa këshilla të përgjithshme në raste kur një ilaç nuk i pëlqen fëmijës, apo refuzon ta pijë:
– Mbani gjithmonë pranë jush një lëng që fëmija e pëlqen, gjatë kohës që i jepni ilaçin, dhe jepjani për ta pirë menjëherë pasi pi lugën me ilaç, në mënyrë që të shplani shijen e këtij të fundit. Ndonjëherë mund edhe t’i ofroni një dhuratë të vogël, për shembull, një ëmbëlsirë të vogël, një lojë me të.
– Kërkojini fëmijës që të zërë hundët me duart e tij, në mënyrë që mos të ndiejë erën e ilaçit. Asnjëherë mos ia zini hundët me duart tuaja!
– Nëse fëmija është më i rritur dhe kupton, mundohuni t’i shpjegoni përse duhet ta marrë ilaçin. Duke ditur që do të shërohet, do të jetë më i bindur ta pijë.
– Nëse nuk arrini dot t`ja jepni ilaçin fëmijës, mund t’i kërkoni mjekut që t’ju japë ndonjë ilaç të ngjashëm me të, që ka një shije më të mirë.
– Nëse fëmijës nuk i pëlqen shija e ilaçit, hidheni atë në pjesën e pasme të gjuhës së tij (poshtë gjuhës). Ai do ta ndiejë më pak shijen, sepse gjendrat e shijes ndodhen në pjesën e përparme të gjuhës.

Si te hedhim pikat në hundë?
Vendosni një jastëk të vogël në shtratin e fëmijës tuaj dhe ndihmojeni që të shtrihet në kurriz, duke e vendosur jastëkun nën shpatullat e tij, ndërsa i përkulni kokën lehtësisht mbrapa. Nëse ka të ngjarë që të lëvizë dhe të refuzojë pikat në hundë, kërkoni ndihmën e një të rrituri që ta mbajë fëmijën.
Vendosni majën e pikatores mbi njërën vrimë të hundës dhe hidhni numrin e pikave që ju ka këshilluar mjeku. Mos e prekni vrimën e hundës me pikatore. Nëse kjo ndodh, lajeni më pas pikatoren përpara se ta përdorni përsëri. Lëreni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta.

Si te hedhim pikat në vesh?
Për pjesën më të madhe të fëmijëve, pikat në vesh janë shumë të ftohta dhe mund të pyesni mjekun në rast se mund ta ngrohni pak ilaçin (disa ilaçe kur ngrohen humbasin efektin e tyre). Për ta ngrohur, vendoseni shishen me ilaç në një tas me ujë të ngrohtë për disa minuta, pastaj kontrolloni temperaturën, duke hedhur disa pika në pjesën e brendshme të pulsit të dorës tuaj.
Kërkojini fëmijës që të qëndrojë shtrirë anash, në ije, me veshin e sëmurë lart, pastaj afroni pikatoren afër veshit dhe hidhni numrin e pikave që ju ka rekomanduar mjeku. Lereni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta dhe vendosni në vesh një tampon pambuku, pa e shtypur shumë për të mënjanuar daljen e ilaçit.

Po pikat në sy?
Lani syrin e sëmurë me një pambuk të lagur me ujë të valuar dhe të vakur, pastaj e shtrini fëmijën në kurriz mbi gjunjët tuaja, ndërsa koka e tij duhet të jetë mbështetur në këmbët tuaja. Kaloni një krah përreth kokës së fëmijës, pastaj i ngrini kokën, në mënyrë që syri i sëmurë të jetë lehtësisht më poshtë, në krahasim me syrin tjetër. Tërhiqni me lehtësi nga poshtë qepallën e poshtme, me gishtin e madh të dorës tuaj. Mbani pikatoren në hapësirën që formohet midis qepallës së poshtme dhe këndit të syrit, në mënyrë që të jetë jashtë fushës së pamjes së fëmijës.
Nëse nevojitet, mund të kërkoni edhe ndihmën e një personi tjetër, që të mbajë fort kokën e fëmijës. Hidhni numrin e pikave që ju ka rekomanduar mjeku, duke pasur kujdes të mos të prekni qepallën dhe syrin. Kini parasysh se dhe nëse fëmija qan, në sy do t’i ngelet një sasi e ilaçit. Nëse fëmijës i jepet një pomade për sytë, hidhjani në sasi të pakët në këndin e jashtëm të syrit.

Lexoni edhe: Ilacet qe nuk duhet te perdoren tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X