Gjatë muajve të shtatëzanisë trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha dhe për këtë arsye është e nevojshme të bëhet ndryshimi i garderobës në mënyrë që ajo të ndihet sa më rehat. Por a është e rëndësishme që një grua përveç rehatisë të ndihet edhe e bukur? Ja disa këshilla për t’u veshur në mënyrën e duhur gjatë shtatëzanisë.
Të ndihemi të bukura nën një veshje komode
Recipeta të përshtatshme
Nga momenti që testi i shtatëzanisë rezulton pozitiv dhe deri në fund të tremujorit të parë, gruaja nuk e ka shumë nevojën e ndryshimit të garderobës të saj. Në tremujorin e dytë, barku mund të fillojë të rrumbullakoset dhe gjoksi të fryhet, dhe për këtë arsye duhet të përdoren recipeta me një numër më të madh dhe prej materiali pambuk. Këshillohen që recipetat të mos kenë pjesë që i shtërngojnë. Këshillohet blerja e pantallonave të posacme me fashë pambuku tek zona abdominale. Cdo veshje duhet të jetë e gjerë dhe prej pambuku.
Praktike dhe në modë
Mund të vishni streçe, këmisha, funde, pantallona me modele të gjera, kini parasysh se rehatia është shumë e rëndësishme gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë. Edhe një pulovër i gjerë me një xhup lëkure do të bënte që pamja juaj të ishte mjaft e kuruar. Duke qënë se gjymtyrët e poshtme fryhen, gruaja duhet të veshe këpucë të rehatshme si edhe çorape që lejojnë një qarkullim të mirë të gjakut. Të gjitha veshjet duhet të jenë prej një materiali që i mundëson lëkurës një ajrosje të mirë.
Mund të veshim këpucë me taka?
Këshillohet të mos përdoren pasi nuk janë aspak të rehatshme për gruan shtatëzanë, sidomos nëse ajo është në trimestrin e dytë dhe të tretë të shtatëzanisë. Edhe “balerinat” nuk janë të këshillueshme pasi nuk mundësojnë një mbështetje të mirë të këmbës. Mos përdorni në asnjë mënyrë këpucë që ju shtërngojnë këmbën.
Artikuj te ngjashem:
https://www.pernenat.al/si-te-vishemi-gjate-shtatezanise-per-te-qene-sa-me-ne-mode/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu