Si duhet te perdorim kokrrat per nderprerjen e gjirit? Asnjehere pa keshillen e mjekut!

0 1

Dostinex janë kokrrat e posaçme për t’u përdorur në rastet kur gruaja ka në organizëm prodhim të lartë të prolaktinës si edhe për ndërprerjen e gjirit. Ky hormon mund të jetë në vlera të larta kur gruaja është shtatëzanë ose gjatë ushqyerjes me gji. Ato veprojnë duke bllokuar prolaktinën. Përbërësi aktiv i këtij medikamenti është “cabergolina”.

Në cilat raste mjeku rekomandon përdorimin e Dostinex?

Këto kokrra mund të përdoren për të ndërprerë gjirin pas lindjes (nëse për një arsye të caktuar nëna vendos ta bëjë këtë) së një fetusi pa jetë ose për ndërprerjen e tij në çdo moment tjetër, përfshirë këtu edhe abortin. Gjithashtu, prolaktina mund të jetë tepër e lartë edhe nëse gruaja vuan nga tiroidja, dhe është ky një tjetër moment kur mjeku mund të rekomandojë përdorimin e këtyre kokrrave.

Nëse Dostinex rekomandohet për të ndërprerë prodhimin normal të qumështit dozat që gruaja duhet të marrë janë:

  • Për të ulur prodhimin e qumështit (pra jo për ta ndërprerë totalisht) këshillohet të merret 1 mg në ditë duke filluar nga dita e parë pas lindjes.
  • Për të ndërprerë plotësisht prodhimin e qumështit doza mbetet e njëjta por ndryshon mënyra e marrjes. Në këtë rast duhet marrë gjysëm kokrre (0,25 gr) cdo 12 orë për dy ditë.

Konsumimi i këtij medikamenti duhet të bëhet gjithmonë pas ushqimit dhe gjatë kohës së marrjes duhet të jeni nën kontrollin e mjekut, duke qënë se kemi të bëjmë me një medikament që mund të shfaqë efekte anësore.

Po më pas?

Duhet të dini se gjatë trajtimit me Dostinex do të ripërsëritet edhe njëherë tek ju ovulimi dhe duke qënë kështu edhe mundësia për të ngjizur një shtatëzani. Ky medikament nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë nëse gruaja tashmë është shtatëzanë.

Kujdes! Nuk duhet të merrni këtë medikament pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj personal i cili do të jetë në gjendje të bëjë një vlerësim më të mirë të rastit tuaj pas një vizite të posaçme.

Lexoni edhe: Nderprisni gjidhenien pa stres






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X