Dita e nje gruaje shtatzane, si eshte e mundur qe gruaja te gjeje gjithe kete energji?

0 0

Ne disa raste për një grua shtatzanë nuk ka asnjëherë një moment pushimi, dhe kjo ndodh sidomos nëse ajo tashmë e ka një fëmijë tjetër në shtëpi. Në çdo moment ka diçka për të bërë, dhe ndonjëherë edhe pse të gjitha mundohemi të gjejmë pak kohë për të pushuar duket se ndonjëherë kjo është gati e pamundur.

Si është një ditë e një gruaje shtatzanë?

Të menaxhosh të vjellat dhe shqetësimet e tjera të shtatzanisë ndërsa në shtëpi jetoni vetëm me bashkëshortin është disi më e lehtë, por këtë nuk mund ta themi për një grua që tashmë e ka një apo më shumë fëmijë të tjerë në shtëpi. Asaj i duhet të çohet në mëngjes me apo pa energjitë e duhura për të përballuar ditën, por megjithatë ja del. Ja del të përgatisë mëngjesin për familjen e saj, dhe më pas të përgatisë fëmijën për në kopësht apo shkollë. Ja del të kthehet në shtëpi pasi ka çuar fëmijën në këtë institucion dhe të fillojë me përgatitjen e drekës, pastrimin dhe gjithçka tjetër.

Por si është e mundur që një grua të gjejë gjithë këtë energji?

Në disa raste gruaja ndjek të njëjtat ritme jetese edhe gjatë shtatzanisë, dhe kjo sepse e di se për çfarë familja e saj ka nevojë por nuk ka askënd ku të mbështetet për ndihmë. Ndoshta në këtë mënyrë ajo i jep vetes forcë dhe optimizmin e duhur për të besuar se ajo është në gjendje t’ja dalë. Ndonjëherë gruaja ka brenda saj një forcë të paimagjinueshme që e bën atë të organizojë shumë gjëra njëkohësisht, duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur edhe pse barku rrumbullakoset gjithnjë e më shumë. Janë jo të pakta rastet kur gruaja kërkon të mos qëndrojë “kot” gjithë ditën edhe ndërsa mjeku i ka urdhëruar të qëndrojë në regjim shtrati, ndoshta pa e kuptuar se në të vërtetë ajo nuk është duke mos bërë asgjë, ajo është duke u kujdesur për rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijës të saj. Ndonjëherë tepër krenare për të kërkuar ndihmë, dhe ndonjëherë pa pasur kujt t’ja drejtojë këtë kërkesë, ajo e kalon ditën duke u kujdesur për të tjerët duke harruar se në të vërtetë edhe ajo ka nevojë t’i shërbejë dikush, ka nevojë të marrë pak kohë për veten e saj dhe të largohet nga stresi dhe lodhja e përditshme.

Lexoni edhe: Sa ore duhet te punojme gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X