Si duhet te fleje nje grua shtatzane?

0 0

Gjatë shtatzanisë mund të kthehet në një shqetësim edhe pozicioni në të cilin gruaja duhet të flejë. Të gjitha kemi një pozicion të preferuar gjatë gjumit, por nëse jeni duke pritur një fëmijë ai mund të mos jetë i duhuri.

Atëherë si duhet të flejë një grua shtatzanë?

Gjatë javëve të para të shtatzanisë nuk mund të specifikojmë një pozicion gjumi që mund të jetë më i miri, por gjithsesi do të ishte mirë të fillonit të praktikoheshit për të fjetur në atë që do të ishte i duhuri për javët në vazhdim. Nisur nga kjo duhet t’ju udhëzojmë të flini në pozicion anësor, dhe konkretisht në atë majtas dhe me gjunjët e përthyera. Në këtë moment do t’ju vinin në ndihmë edhe disa jastëkë që mund t’i vendosnit mbrapa shpinës ose midis këmbëve. Të fjeturit në këtë pozicion do të pengojë shtypjen e venës kava (një prej dy venave të mëdha të qarkullimit të gjakut), e cila sjell gjakun nga gjymtyrët e poshtme drejt zemrës nga ana e fëmijës. Gjithashtu edhe uterusi në këtë rast nuk do të shtypë mbi mëlçi, pa harruar të përmendim edhe faktin se qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë duke bërë që tek fëmija, veshkat dhe uterusi të shkojë një fluks më i madh gjaku.

Pozicioni në shpinë

Mjekët theksojnë se gruaja nuk duhet të flejë në shpinë, sidomos gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë, kjo pasi është diçka e rrezikshme pasi mund të shkaktojë edhe vdekje fetale. Gjithashtu në këtë rast edhe fetusi nuk do të merrte zhvillim të mirë. Përsa i përket shëndetit të nënës ky pozicion do të ndikonte në rritjen e presionit të gjakut si edhe obezitetit.

Lexoni edhe: https: Lidhja e pozicionit te gjumit me SIDS






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X